Lejeqëndrimi me të dhëna biometrike për të huajt në Shqipëri, Çuçi: Do të përfitojnë shërbime qeveritare në e-Albania - Ministria e Brendshme
Postuar më: 09/09/2021

Lejeqëndrimi me të dhëna biometrike për të huajt në Shqipëri, Çuçi: Do të përfitojnë shërbime qeveritare në e-Albania

IMPORTANT!

Starting today, foreign citizens who have a valid residence permit in the Republic of Albania can apply to obtain a Biometric Card for foreign citizens.

This card has the same characteristics as ID Card of Albanian citizens.

Card’s NID enables registration in e-Albania platform and getting the services that the platform offers for foreign citizens.

Buy the coupon at the nearest Albanian Post Office and go to apply at the ALEAT office located at the Border and Migration Directorate, where you received your residence permit.

 

E rëndësishme!

Nga sot, shtetasit e huaj që kanë një leje qëndrimi të vlefshme në Republikën e Shqipërisë mund të aplikojnë për t’u pajisur me Kartë Biometrike për shtetasit e huaj.

Kjo kartë ka të njëjtat karakteristika si ajo e Identitetit të shtetasve shqiptar.

NID i kartës mundëson regjistrimin në e-Albania dhe përfitimin e shërbimeve në platformë që ofrohen për shtetasit e huaj.

Bli kuponin në pikën më të afërt të Posta Shqiptare dhe paraqitu në zyrën e ALEAT pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit ku ke marrë lejen e qëndrimit.

 

Lejeqëndrimi me të dhëna biometrike për të huajt në Shqipëri, Çuçi: Do të përfitojnë shërbime qeveritare në e-Albania

 

Shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Shqipëri tashmë do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike ndryshe nga varianti i deritanishëm që ishte thjesht një dokument në formatin e letrës A4.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte në një prej zyrave të aplikimit në Tiranë për t’u njohur me këtë proces që vjen në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve të Gjendjes Civile. Ministri tha se përmes dokumentit të ri me të dhëna biometrike, shtetasit e huaj me leje qëndrimi në vendin tonë, kanë gjithashtu mundësi të përfitojnë nga shërbimet qeveritare në portalin “e-Albania”.

“Besoj se rreth 20 mijë shtetasit e huaj që janë me leje qëndrimi në Shqipëri, do kenë tashmë një mundësi shumë të mirë për të lehtësuar marrjen e shërbimeve në shtetin shqiptar. Eshtë një kartë që unë do ta quaja shumë moderne, sepse përsa i takon veçorive dhe informacionit që ka, është e njëjta me atë që kanë shtetasit shqiptarë, si kartë elektronike. Pasja e këtij dokumenti të ri është një element më shumë për t’u ndier shqiptarë, ashtu siç besoj se janë ndier deri tani, pavarësisht se kanë pasur si leje qëndrimi vetëm dokumentin e thjeshtë format A4”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai njoftoi se të gjithë shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Shqipëri kanë 30 ditë kohë për t’u paraqitur në zyrat e kompanisë “Aleat” në të gjithë vendin për të aplikuar për dokumentin e ri elektronik me të dhëna biometrike.

“Të gjithë të huajt që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri tashmë regjistrohen vetëm njëherë në drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit dhe pastaj çdo gjë bëhet elektronikisht, duke mundësuar më së fundi komunikimin e regjistrave: regjistrit “FER”, që është regjistri i të huajve që janë me leje qëndrimi në Shqipëri dhe që administrohet nga drejtoria e Kufirit me regjistrin e Gjendjes Civile”, u shpreh Ministri i Brendshëm.