Kontrolli i Armëve të Vogla e të Lehta/Zv.ministri Lamallari takon Ambasadorin e OSBE-së - Ministria e Brendshme
Postuar më: 19/08/2021

Kontrolli i Armëve të Vogla e të Lehta/Zv.ministri Lamallari takon Ambasadorin e OSBE-së

Zëvendësministri i Brendshëm z. Besfort Lamallari zhvilloi ditën e sotme një takim pune me Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Vincenzo Del Monaco.

Takimi u përqendrua mbi bashkëpunimin e deritanishëm si dhe projektin (ExB) në mbështetje të masave për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, përmirësimin e kapaciteteve K-9 të Policisë së Shtetit, asistencës në procesin e çaktivizimit të armëve në Shqipëri dhe rritjen e ndërgjegjësimit në luftë kundër armëve të paligjshme.