Ndryshime në nivel drejtues në strukturat vendore e qendrore, në Policinë e Shtetit - Ministria e Brendshme
Postuar më: 05/07/2021

Ndryshime në nivel drejtues në strukturat vendore e qendrore, në Policinë e Shtetit

Në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror.

– Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë;

– Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier;

– Ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë;

– Shefi i Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës;

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë;

Hamdi Fjore deri tani Zv.drejtor i DVP Korçë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës;

Edmond Tarkaj deri tani Drejtor i Policisë Rrugore transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat;

Dhimitraq Ziu deri tani Zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore;

Luigj Vathi deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për Sigurinë ne DVP Tiranë;

Neritan Nallbati deri tani Drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë vijon në detyrë Rebani Jaupi, DVP Gjirokastër vijon të qëndrojë në detyrë Fatmir Hoxha, si dhe në DVP Dibër do të qëndrojë në detyrë Artur Selimi.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar maksimalisht krimin e organizuar dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët.