Ministri Lleshaj ishte i ftuar në emisionin Java në #RTSH/Kemi ndërtuar kapacitete policore, që kanë vetëm një qëllim, të kërkojnë paratë e krimit - Ministria e Brendshme
Postuar më: 09/10/2020

Ministri Lleshaj ishte i ftuar në emisionin Java në #RTSH/Kemi ndërtuar kapacitete policore, që kanë vetëm një qëllim, të kërkojnë paratë e krimit

Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, për çështje që lidhen me rendin e sigurinë publike, për akuzat e opozitës, për Asamblenë e PS-së etj.

Pjesë nga përgjigjet e ministrit Lleshaj:

Krimi është një fenomen social, kalon në shumë barriera të shoqërisë, por ne merremi me barrierën e fundit që është @PoliciaeShtetit. Pas ’90 ka trajektore të rritjes së përfshirjes së shqiptarëve në drogë. Kriminaliteti sot është në nivelet më të ulëta.

Janë përgjysmuar shifrat e kriminalitetit, krahasuar me disa vite më parë. Policia e Shtetit është pjesë aktive e operacioneve të mëdha ndërkombëtare, “Los Blancos” është një nga këto operacione. Kjo është provë e pjekurisë së PSH.

Kemi ndërtuar kapacitete policore, që kanë vetëm një qëllim, të kërkojnë paratë e krimit. Futja e një krimineli në burg do ishte çereku i punës, interesi publik është kthimi i këtyre pasurive në të mira për shoqërinë. OFL këtë synon, janë qindra dosje në Gjykatë.

Situata e kriminalitetit në Elbasan dhe disa qytete të tjera, për shkak të një dinamike, ka trashëguar një gjendje kriminaliteti. Niveli i krimit në Elbasan është në rënie, sepse Policia aty po performon mirë. Hallka të tjera në të kaluarën, përtej PSH, nuk kanë performuar njësoj si Policia.

Nuk e gjykoj dot rastin e oficerit Frashëri, të larguar nga Vettingu, sepse është një strukturë jashtë MB (Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit).

Rasti i drejtuesit të OFL, të pezulluar nga detyra, ende nën dyshim, ka një lajm të mirë se u zbulua nga vetë PSH, e sinjalizuar nga partnerët.

Nga paditë e PD, kjo e fundit është e disata, është provë se çfarë dëmi i kanë bërë interesit publik, përdorimi i fjalës së fundit.

Nuk e kam lexuar padinë për listat zgjedhore, sepse e njoh veten dhe di të vërtetën. Nuk ka ndodhur asgjë.