Riaplikimi për ID karta në çdo zyre, pavarësisht vendbanimit/Ministri Lleshaj: Qytetarët të pajisen me kartë në kohën e duhur dhe të evitojnë grumbullimet në fundvit - Ministria e Brendshme
Postuar më: 06/10/2020

Riaplikimi për ID karta në çdo zyre, pavarësisht vendbanimit/Ministri Lleshaj: Qytetarët të pajisen me kartë në kohën e duhur dhe të evitojnë grumbullimet në fundvit

Riaplikimi për ID karta në çdo zyre, pavarësisht vendbanimit

Ministri Lleshaj: Qytetarët të pajisen me kartë në kohën e duhur dhe të evitojnë grumbullimet në fundvit

Ministri Lleshaj: Dalja e ID kartës jashtë afateve të vlefshmërisë bën që shumë shërbime të vështirësohen

Ministri Lleshaj: Investime të rëndësishme për pajisjen, përmirësimin e kushteve dhe për aplikim në kushte optimale

Për shtetasit shqiptarë është lehtësuar së tepërmi procedura e pajisjes me kartë ID (letërnjoftim elektronik). Qytetarët mund të riaplikojnë për kartën e identitetit në çdo zyrë aplikimi, pavarësisht vendbanimit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloj një inspektim në zyrat e aplikimit në Njësitë 8&9 në Tiranë, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj. Ministri theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të aplikimit, duke iu bërë thirrje qytetarëve të pajisen me ID kartë në kohë, për të përfituar shërbimet online.

VIDEO – Prononcimi i ministrit Lleshaj:

Te kjo zyrë aplikimi sot në Tiranë po shohim procesin e pajisjes së qytetarëve me karta ID. Është me shumë rëndësi të theksojmë nevojën që ka për përshpejtimin e procesit të aplikimeve.

Dihet që për arsye të pandemisë afati i vlefshmërisë së kartave ID, që përfundonin në vitin 2019 u shty për arsye të pandemisë dhe kjo shtyrje nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Arsyeja e kësaj thirrjeje lidhet me nevojën që qytetarët duhet të aplikojnë sa më shpejt për të evituar grumbullimet dhe radhët e shtuara në fund të vitit.

Shumë shërbime që tashmë kryhen online, janë të lidhura me vlefshmërinë e kartës ID. Dalja e kësaj karte jashtë afateve të vlefshmërisë bën që shumë shërbime të vështirësohen.

Ndaj iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të përshpejtojnë për t’u afruar tek zyrat e aplikimit me qëllim që të pajisen me kartë në kohën e duhur dhe të evitojnë grumbullimet të cilat fatkeqësisht na ndodhin, sidomos në fund të viti.

Qytetarët në kuadër të lehtësimeve që janë bërë nga Ministria e Brendshme, mund të riaplikojnë për kartën e identitetit në çdo zyrë aplikimi në territorin e RSH. Ndryshe nga sa më parë ku riaplikimi lejohej vetëm në zyrën e aplikimit përkatëse. Kjo do të thotë që mundësitë për të riaplikuar janë të mëdha. Ndërkohë që investime të rëndësishme janë bërë në drejtim të pajisjes, përmirësimit të kushteve dhe krijimit të mundësive për aplikim në kushte optimale.

Ndaj edhe njëherë vlen thirrja që shfrytëzoni të gjitha zyrat e aplikimit në të gjithë vendin, të cilat janë të hapura për të lehtësuar sa më shumë procesin e aplikimit.