Komisioni për Integrimin Europian/Ministri Lleshaj, seancë dëgjimore me fokus luftën kundër krimit të organizuar - Ministria e Brendshme
Postuar më: 09/03/2020

Komisioni për Integrimin Europian/Ministri Lleshaj, seancë dëgjimore me fokus luftën kundër krimit të organizuar

VIDEO – Ministri Lleshaj, seancë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Europian, me fokus luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një seancë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Europian ku prezantova prioritetet dhe rezultate e luftës kundër krimit të organizuar. Gjatë fjalës, ai pohoi se raporti i përgatitur nga Ministria e Brendshme, është hartuar në bazë të rekomandimeve të bëra në raportin e KE për vitin 2019. Ministri u shpreh se KE në raport, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë të rendit dhe sigurisë publike.
Në tablonë e bërë para Komisionit për drejtimet kryesore të luftës kundër krimit të organizuar, ai vuri në dukje se:

 Akti normativ është risia e vitit në luftën kundër krimit të organizuar dhe besojmë që rezultatet e tij, do të sjellin një ndryshim esencial në qasjen tonë ndaj krimit të organizuar dhe në thelb ndaj shterimit të financave dhe logjistikës kriminale.

 Krijimi i kapaciteteve, të cilat do të mundësojnë zbatimin e akteve ligjore, ka qenë në qendër të vëmendjes sonë. Një risi e rëndësishme ka qenë përpjekja për të tërhequr kapacitete të reja, kryesisht studentë të “ekselencës” në Policinë e Shtetit.

 Krijuam një Njësi të Posaçme, e cila ka për mision kapjen e personave, që i janë shmangur drejtësisë. Kjo Njësi u krijua në vitin 2019, u trajnua, u konsolidua u kompaktësua dhe arriti e u bë pjesë e rrjetit europian të njësive të kërkimit ENFAST.

 Nga 31 janari 2020 deri në 4 mars, OFL ka administruar 360 praktika, që kanë të bëjnë me sekuestrim mjetesh luksoze, pasurish të luajtshme e të paluajtshme.

 Gjatë vitit 2019 Policia e Shtetit ka goditur 43 grupe të organizuara kriminale, prej të cilave 28 në fushën e lëndëve narkotike, 6 për trafiqe të paligjshme, 8 për krime financiare dhe 1 grup për krime të rënda.

 Në kuadër të luftës kundër krimit dhe pastrimit të parave është sekuestruar sasi rekord mbi 95 mln euro në llogari bankare dhe ‘cash’.

 Gjatë vitit 2019 niveli i sekuestrimeve të realizuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të luftës kundër krimit ekonomik, parandalimit dhe pastrimit të parave, ka arritur një rekord historik, prej mbi 95 milionë eurosh, si llogari bankare, parà “cash”, që rezultojnë se janë produkt i veprimtarive kriminale.

 Janë referuar në Prokurori 6 vepra penale, të cilat adresojnë problemin e financimit të terrorizmit.

 Lufta kundër kanabisit ka hyrë në një fazë pa kthim, kanabisi si fenomen në Shqipëri është shkatërruar, por nuk është zhdukur përfundimisht.

 Viti 2019 – Janë proceduar penalisht 639 persona për kultivim apo përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike; janë referuar 193 funksionarë publikë dhe janë arrestuar 214 shtetas.

 Presim që së shpejti pjesa kryesore e trupës drejtuese të Policisë së Shtetit të kalojë në vetting, po kështu edhe SHÇBA, me qëllim që më tej SHÇBA të vazhdojë vetë të kryejë procesin.

 Krimi i organizuar dhe krimi në tërësi është ulur në mënyrë radikale në 7 vitet e fundit. Numri i vrasjeve është ulur 100% më pak, fakt publik i pakundërshtueshëm.

 OFL është një përpjekje e re e Qeverisë për të adresuar një çështje të paadresuar. Nga 2009 sistemi i drejtësisë e ka injoruar ligjin ‘Antimafia’, pasuritë e të dënuarve të krimit të organizuar nuk janë prekur.

 Gjyqtarë e prokurorë, të sigurt se do të dalin jashtë sistemit nga vettingu, lëshuan dorën, liruan të burgosur. Kjo është emergjenca, nuk është shtuar krimi, por dalja e banditëve nga burgu dhe pasuria e tyre e paprekur.

 A do ngrihen Qendra për pritjen e migrantëve në Shqipëri? – Përgënjeshtroj lajmet e dala në disa media, se po krijohen qendra për migrantët. Qytetarët të mos alertohen nga lajmet ‘fake’ si virus i dytë, veç koronavirusit.