Njoftim DPGJC: Testimi i nëpunësve të komanduar në detyrë, për qarqet Fier, Vlorë e Gjirokastër - Ministria e Brendshme
Postuar më: 21/06/2018

Njoftim DPGJC: Testimi i nëpunësve të komanduar në detyrë, për qarqet Fier, Vlorë e Gjirokastër

Në zbatim të Urdhrittë Ministrit të Brendshëm Nr. 577, datë 04.11.2015, “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të nëpunësit të zyrës së gjendjes civile në bashki“, ju informojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po përgatit procedurat për zhvillimin e testimit të nëpunësve të komanduar në detyrë, për qarqet FIER, VLORË dhe GJIROKASTËR, të cilët nuk i janë nënshtruar procedurës së parashikuar në këtë rregullore.

Për respektimin e këtij detyrimi ligjor, kërkojmë nga ana juaj , të merren masat e nevojshme, në mënyrë që çdo konkurrenti, për pozicionin e nëpunësit të zyrës së gjendjes civile, t’i sigurohet informacioni i nevojshëm për plotësimin e kërkesave të përcaktuara në rregulloren “Për pranimin në detyrë të nëpunësit të zyrës së gjendjes civile” dhe sipas pikës 6, kryetari i Bashkisë bën shpallje publike për pozicionin e lirë të vendit të punës, në vende me hyrje të lirë për publikun, në faqen e internetit te bashkisë dhe në mediat lokale.

Ky njoftim duhet të zgjasë deri në 7 ditë para datës së zhvillimit të testimit.

Dokumentacioni i konkurrentëve do të dorëzohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile nga titullari i institucionit që bën kërkesën ose nga vetë i interesuari, jo më vonë se data 09 Korrik 2018.

Mungesa e njërit prej dokumenteve apo pavlefshmëria e tyre do të sjellë skualifikimin e konkurrentit.

Testimi do të zhvillohet në datën 16 Korrik 2018, në orën 13:00, në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

QARKU FIER
1 Bashkia Fier
2 Bashkia Fier
3 Njësia Administrative Dermenas
4 Njësia Administrative  Qendër
5 Njësia Administrative Kuman
6.  Njësia Administrative Strumë
1 Bashkia Patos
2 Njësia Administrative  Ruzhdie
 
1 Njësia  Administrative Dushk
2 Njësia  Administrative Hysgjokaj

 

QARKU VLORË
1 Bashkia Vlorë (Rajoni Nr. 3)
2 Njesia Administrative Qendër
3 Njësia Administrative Ksamil
4 Njësia Administrative Lukovë
5 Njësia Administrative Xarrë

 

QARKU GJIROKASTËR
1 Njësia  Administrative Lunxhëri
2 Njësia  Administrative Luftinjë
3 Bashkia Këlcyrë
4 Njësia Administrative Ballaban
5 Njësia  Administrative Sukë