Kreu i SHÇBA pritet në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i SELEC - Ministria e Brendshme
Postuar më: 20/06/2018

Kreu i SHÇBA pritet në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i SELEC

Në kuadër të Konferencës Ministrore të Forumit të Salzburgut, që u mbajt në Bukuresht, Drejtoresha e Përgjithshme, znj.Snejana Maleeva, në selinë kryesore të Qendrës së Zbatimit të Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), priti në një vizitë zyrtare znj.Anila Trimi, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Znj.Maleeva prezantoi misionin dhe aktivitetet e zhvilluara nga SELEC, informoi për rezultatet shumë të mira të regjistruara vitin e kaluar dhe shprehu mirënjohje për kontributin e autoriteteve shqiptare për zbatimin e ligjit në punën e suksesshme të SELEC.

Republika e Shqipërisë është një nga anëtarët themelues të SELEC, duke koordinuar aktualisht Task Forcën anti-kontrabandë dhe kundër trafikimit.

TË REJAT E FUNDIT