Shkodër/SHÇBA arreston 2 punonjës të Policise Kufitare për shpërdorim detyre - Ministria e Brendshme
Postuar më: 12/04/2018

Shkodër/SHÇBA arreston 2 punonjës të Policise Kufitare për shpërdorim detyre

Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër goditën një tjetër rast të shpërdorimit të detyrës. SHÇBA kishte regjistruar procedimin penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar më herët, për dyshime se rezultonin të implikuar edhe punonjës të policisë.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet dhe ndalohen 2 efektivët e Policisë Kufitare:

– L.XH., me detyrë ndihmes kontollor PKKK Muriqan;

– B.P., Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin.

Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”.

Hetimet kanë dokumentur se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën ankesa@shcba.gov.al.