SHÇBA arreston oficerin e Pikës kufitare për korrupsion pasiv - Ministria e Brendshme
Postuar më: 05/02/2018

SHÇBA arreston oficerin e Pikës kufitare për korrupsion pasiv

Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar një officer të Policisë Kufitare, për korrupsion pasiv.

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e hetonte me metoda speciale efektivin prej 3 muajsh.

I arrestuari është nënkomisari A.H., 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës Turni, në PKKK Qafë Thanë.

Kundrejt pagesave, dyshohet se ai lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen.

Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën ankesa@shcba.gov.al.