Policia Kufitare dhe SHÇBA arrestuan 1 policie dhe 1 doganier për kontrabandë - Ministria e Brendshme
Postuar më: 19/01/2018

Policia Kufitare dhe SHÇBA arrestuan 1 policie dhe 1 doganier për kontrabandë

P.K.K Qafë Prush, Kukës.

Policia Kufitare në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, ka arrestuar një punonjës policie dhe një doganier.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në bashkëpunim me SHÇBA-në, në P.K.K Qafë Prush, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A.M., 47 vjeç, banues në Has, me detyrë Trupë Shërbimi (përgjegjës turni) në P.K.K Qafë Prush; ai duke qenë në shërbim nuk ka bërë kontrollin në vijën e dytë të kamionit me targë AA 820 DY, të drejtuar nga shtetasi A.D., i cili kishte futur mallra kontrabandë. Arrestimi u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

– A.Ç., 48 vjeç, banues në Has, doganier në Degën e Doganës Qafë Prush; ai ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit, “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.