VIDEO - Operacioni anti-kanabis në Dukagjin, ndalohet Kryeplaku i fshatit Nicaj - Ministria e Brendshme
Postuar më: 30/08/2014

VIDEO – Operacioni anti-kanabis në Dukagjin, ndalohet Kryeplaku i fshatit Nicaj

VIDEO – Strukturat e hetimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, përpos punës për kryerjen e veprimeve hetimore për dokumentimin e ngjarjeve, ku u indentifikuan dhe asgjesuan bimë narkotike në fshatrat e Komunave të zonës së Dukagjinit në Shkodër, kanë punuar intesivisht edhe në marrjen e përpunimin e informacioneve lidhur me autorët e këtyre ngjarjeve kriminale si dhe në marrjen e përpunimin e informacioneve për vende ku mund të jetë kultivuara bimë narkotike, të cilat nuk janë konstatuar gjatë kontrolleve nga ajri dhe në terren nga strukturat e Policisë për shkak të vështirësive, që paraqisinin keto terrene.

Në këtë kuadër, strukturat e Policisë së Qarkut Shkodër, me mbështetjen e forcave të FNSH-së dhe grupeve speciale RENEA, që në orët e para të mëngjesit kanë shtrirë kontrollin në disa zona të thella të Komunës Pult, Shalë dhe në një zonë të Komunës Shkrel.

Janë angazhuara më shërbim 4 grupe kontrolli, në përbërje të të cilëve janë 75 punonjës policie të forcave operacionale.

Transporti i këtyre forcave për në vendet ku do të kontrollohen, është bërë me 7 automjete.

Ndërkohë gjatë te premtes në fshtrata e Komunave Pult, Shalë dhe Shosh, u bë i mundur identifikimi i 34 pacelave, në të cilat ishin kultivuara 12410 rrënjë bimë të dyshuara cannabis sattiva të cilat u asgjesuan me djegie.

Më konkretisht:
– në fshatin Pylaj, Komuna Shosh, janë identifikuara dhe asgjesuar 6122 rrënjë bimë të dyshuara cannabis sativa;

– në fshatin Pepaj, Komuna Shosh, janë identifikuara dhe asgjesuar 230 rrënjë bimë të dyshuara cannabis sativa;

– në fshatin Plan, Komuna Pult, janë identifikuara dhe asgjesuar 5925 rrënjë bimë të dyshuara cannabis sativa;

– në fshatin Nicaj, Komuna Shalë, janë identifikuara dhe asgjesuar 133 rrënjë bimë të dyshuara cannabis sattiva;

Ndërkohë nga oficerët e policisë gjyqësore, të cilët kryen veprimet hetimore në vendet e ngjarjeve, pas përfundimit të hetimeve paraprake, konkluduan me ndalimin me iniciativë të shtetasit Marash Martini, 64 vjeç, kryeplak i fshatit Nicaj, Komuna Shalë, për konsumim të elementëve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”, të parashikuara nga nenet 248 e 300 të Kodit Penal, pasi nuk ka bashkëpunuar dhe informuar me strukturat e policisë për identifikimin e parcelave të mbjella me bimë të dyshuara cannabis sattiva në territoret e këtij fshati.