Policia e Tiranës 16 raste procedime për ndërtime të paligjshme - Ministria e Brendshme
Postuar më: 26/08/2014

Policia e Tiranës 16 raste procedime për ndërtime të paligjshme

Gjatë ditës së sotme pranë Sallës së Komandimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në 10 raste qytetarët kanë sinjalizuar mbi ndërtime të paligjshme në Tiranë.

Menjëherë janë marrë masat e nevojshme për dërgimin e shërbimeve policore, të cilët kanë bërë pezullimin e punimeve dhe shoqërimin e 10 personave të dyshuar për kryerjen e këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Nga këto:

–          2 raste janë evidentuar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr.1

–          2 raste janë evidentuar në territorin që mbullon Komisariati i Policisë nr.2

–          2 raste janë evidentuar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr.3

–          3 raste janë evidentuar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr.5

–          1 rast është evidentuar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr. 6

Nga strukturat e policisë vijon kryerja e veprimeve procedurale për çdo rast.

Policia e Tiranës gjen rastin të falënderojë qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ato që të telefonojnë në numrin pa pagesë 129, për çdo rast ku vërejnë ndërtime abuzive, duke garantuar ruatjen e anonimatit.

Po ashtu qyetarët mund të komunikojnë me Policinë e Tiranës dhe përmes faqes zyrtare në facebook Drejtoria e Policisë – Qarku Tiranë ose përmes faqes së internetit në rubrikën denoncime në adresën www.tiranapol.org.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se do të veprojë menjëherë, duke marrë të gjitha masat e përcaktuara ligjore për çdo rast të denoncuar.

(link  https://sq-al.facebook.com/pages/Drejtoria-Policis%C3%AB-Qarku Tiran%C3%AB/253510618135772)

(link http://www.tiranapol.org/index.php/denonco)