155 procedime për ndërtimet pa leje, brenda 3 ditësh - Ministria e Brendshme
Postuar më: 26/08/2014

155 procedime për ndërtimet pa leje, brenda 3 ditësh

Policia e Shtetit po vijon me vendosmëri masat e marra për kontrollin e plotë të territorit, me qëllim goditjen e krimit mjedisor, veprave penale që cënojnë rregjimin e tokës, si dhe të ndërtimeve të paligjshme.

Gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni të rëndësishëm, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar 155 ndërtime pa leje, duke proceduar penalisht 156 persona.

Për 21 persona, të cilët nga verifikimet e kryera kanë rezultuar pronarë të këtyre ndërtimeve të paligjshme në tokë publike, shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë, ndërkohë për 130 të tjerë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim.

Vetëm gjatë ditës së djeshme strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar 107 ndërtime të paligjshme në të gjithë territorin e vendit, duke proceduar 108 persona dhe arrestuar 15 prej tyre.

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin do të vijojnë me përparësi të gjitha masat për kontrollin e plotë të territorit, me synim parandalimin e goditjen e veprave penale në këtë fushë.

RASTET E EVIDENTUARA SIPAS DREJTORIVE TË POLICISË NË QARQE:

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 46 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 46 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar në flagrancë, 37 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 30 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 30 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 24 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 16 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 16 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 14 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 15 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 12 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 5 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 5 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë  dhe 4 ndiqet në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 7 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 5 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 4 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 4 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 2 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 2 shtetas.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 12 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 12 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 11 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 11 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar, 7 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 6 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 6 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 2 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 2 persona, nga të cilët 1 ndiqet në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.