VIDEO - Asgjesohen rreth 87 000 rrënjë bimë narkotike në zonat malore të Shkodrës - Ministria e Brendshme
Postuar më: 25/08/2014

VIDEO – Asgjesohen rreth 87 000 rrënjë bimë narkotike në zonat malore të Shkodrës

VIDEO – Gjatë operacionit policor në zonën e Dukagjinit në Shkodër, janë identifikuar dhe asgjesuar deri tani 86 930 rrënjë bimë të dyshuar si cannabis sativa, e kultivuar në 175 parcela, 10.5 kg boce bimë cannabis sativa, 3 krehëra me 74 fishekë.

Në kuadër të kryerjes së veprimeve hetimore u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Shkodër 29 persona, për t’u pyetur lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes, u ndalua 1 person dhe u shpallën në kërkim policor 10 të tjerë.

U kryen 9 kontrolle banesash për kapjen e personave të kërkuar dhe gjetjen e gjurmëve, provave apo sendeve të ngjarjeve kriminale.