Himara, me një stacion të ri zjarrfikës - Ministria e Brendshme
Postuar më: 17/07/2014

Himara, me një stacion të ri zjarrfikës

Në Himarë është hapur një stacion i ri zjarrfikës, që do të shërbejë për rritjen e sigurisë publike jo vetëm të pushuesve apo turistëve gjatë stinës së verës, por gjithë komunitetit në 12 muaj të vitit.

Kjo zonë nga Llogaraja deri në Lukovë, ishte një territor i pambuluar me shërbim të afërt zjarrfikës.

Në stacion janë në gadishmëri 3 mjete zjarrfikëse, si dhe një personel i kompletuar me pajisje dhe eksperiencën e mjaftueshme.

Në ceremoninë e përurimit të stacionit morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Genc Gjonçaj, Kryetari i Bashkisë Himarë Gjergji Goro, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës Alfred Kristuli, Drejtuesi i pikës portuale në Himarë si dhe përfaqësues të pushtetit lokal.