Një axhendë për Shqipërinë Europiane - Ministria e Brendshme
Postuar më: 14/07/2014

Një axhendë për Shqipërinë Europiane

Ja cfarë bëmë në 300 ditë. Raport publik për 300 ditët e para të qeverisjes.

Me 23 Qershor 1 milion vullnete u bashkuan si pika të qarta ndryshimi që formësonin vijën ndarëse mes shumë të shkuarave dhe një të ardhmeje të përbashkët. Të ardhmen e një Shqipërie ku burimet e paçmuara të vendit janë në shërbim të mirëqënies të secilit prej qytetarëve të tij. Të ardhmen e një Shqipërie ku qeverisja jetëson vullnetin e njërëzve, vlerat e popullit dhe shpresat e brezave të rinj. Ne besojmë se kjo e ardhme fillon pikësëpari si qeverisje e përbashkët e vendit me transparencë, dialog e përgjegjshmëri, në emër të të cilave ndajmë me ju këtë raport të 300 ditëve të para të qeverisjes së re.

 

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME – RAPORTIMI PUBLIK I 300 DITËVE TË PARA QEVERISËSE

  • Janë ulur me 16 % krimet e rënda kundër personit
  • Janë ulur me rreth 15 % vrasjet
  • Rezultatet e luftës kundër narkotikëve janë rritur me 400 %
  • Rezultatet e luftës kundër korrupsionit janë rritur me 45 %
  • Janë ulur me mbi 18 % aksidentet me pasojë vdekjen
  • Janë rritur masat sensibilizuese ndaj qytetarëve për qarkullimin
  • Policia e Shtetit rivendosi sundimin e ligjit edhe në Lazarat
  • Paketa ligjore “Një shtet – Një polici”
  • Janë miratuar dhe po miratohen 9 p/ligje dhe 9 VKM
  • Ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit
  • Kriterere të forta për karrierën në Policinë e Shtetit
  • Në 300 ditë janë ndëshkuar 233 punonjës policie
  • Reformat për numrin unik për qytetarët
  • Është përcaktuar protokolli i standartizuar i punës së Policisë
  • Janë rritur me 25 % pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit
  • Sigurim shëndetësor të posaçëm për Forcat Speciale
  • Transparencë nëpërmjet rekrutimeve të reja në Akademi
  • Shqipëria doli nga lista e zezë për trafikimin e qenieve njerëzore