FOTO - Shkodër, operacion anti-kanabis asgjesohen disa parcela (VIDEO) - Ministria e Brendshme
Postuar më: 01/07/2014

FOTO – Shkodër, operacion anti-kanabis asgjesohen disa parcela (VIDEO)

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, në kuadër të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, të përcaktuara dhe në Planin e Veprimit Kombëtar të hartuar për këtë qëllim, në Vau i Dejës, Shkodër, u bë asgjësimi i 5 parcelave të kultivuara me 2286 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

VIDEO – Këto parcela ishin identifikuar në një tokë të shpyllëzuar, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga forcat e Drejtorisë Policisë së Qarkut dhe Komisariatit të Policisë  Shkodër.

Në fshatin Vjerdhë,  Vau i Dejës, nga forcat e policisë janë gjetur dhe asgjësuar tre parcela në të cilat ishin kultivuar  1120  rrënjë Canabis Sativa.

Ndërsa në fshatin Lisen, Vau i Dejës, nga forcat e policisë janë gjetur dhe asgjësuar dy parcela në të cilat ishin kultivuar 1166  rrënjë Canabis Sativa.

Gjatë operacionit të ndërmarrë ditën e sotme janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër tre shtetas, të cilët janë kapur në afërsi të parcelave ku ishin kultivuar bimët narkotike. Aktualisht këta shtetas po intervistohen nga oficerët e policisë.

Nga strukturat e policisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë materialet procedurale do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.