VIDEO - Lazarat, brenda 16 ditësh operacion asgjesohet 65 ton drogë - Ministria e Brendshme
Postuar më: 30/06/2014

VIDEO – Lazarat, brenda 16 ditësh operacion asgjesohet 65 ton drogë

Policia e Shtetit vijon operacionin në Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.

Gjatë ditës nga kontrollet e ushtruara është bërë i mundur sekuestrimi i 650 kilogramë Kanabis Sativa, e futur në 42 thasë plasmasi, një pjesë e presuar dhe një pjesë në formë boçe.
Lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit Ajet Kazma, 50 vjec nga Lazarati, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Po nga kontrollet e ushtruara u sekuestruan:
– 3 armë zjarri automatike
– 1 armë zjarri me kalibër 5.5 milimetra
– 620 fishekë model 56
– 15 granata dore
– 3 maska

Janë kontrolluar 12 banesa dhe territore në fshatin Lazarat.

Në orët e para të mëngjesit në Lazarat, forcat e Policisë ndaluan një tjetër person të shpallur në kërkim, Edmond Bocia, i datëlindjes 1967, banues në Lazarat.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve, si dhe “Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij disa ditë më parë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 mitroloz i lehtë, një kallashnikov, 550 fishekë dhe një sasi lënde narkotike.

#                 #           #

VIDEO – Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimine rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie prej 64 ton e 436.937  kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 21 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë .

Si dhe 4.395 kg farë kanabis sativa, rreth 16.8 litër vaj hashashi.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:

  • 404 armë zjarri automatikë (314) dhe pushkë (90),
  • 26 pistoleta,
  • 2 snajper,
  • 1 mitraloz kundër-ajror me gjithë shtrat, 28 mitrolozë të lehtë ,6 mitrolozë të rëndë  1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 6 granatëhedhës.
  • 7 armë të vjetra, si dhe 29 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.
  • janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë.
  • janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 226.469 fishekë të llojeve të ndryshme, 1168 kallëpë tritol, 718 granata, 361 predha granatëhedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 3924 kapsolla detonatore, 1284.8 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës, 632 krëhra fishekësh, 29 mbushje predhash.
  • janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 4, nga këto 2 të djegura.
  • janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 4 automjete nga këto 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, po ashtu janë shoqëruar 17 automjete të tjera.
  • janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçin).
  • janë sekuestruar 37 targa automjetesh.
  • janë sekuestruar 12 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.
  • është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 5 kasaforta.
  • është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
  • dokumenta identitetesh të  ndryshme, uniforma policie.
  • 5 kamera vezhgimi , 7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.
  • nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
  • një sasi e madhe gëzhojash
  • kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr,
  • radio transmetuese 7, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3,
  • e një sërë materialesh të tjera.

Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:

  • 31 makineta lojra fati
  • 1 rulet lojëra fati
  • 2 tavolina-fusha lojra fati
  • 2 kasaforta
  • 9 bateri për makinetat e lojrave të fatit

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 803 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 35 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.

Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.

Gjithashtu gjatë operacionit janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë në Lazarat për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe të shpallur në kërkim më parë, dhe të dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë.

Në total gjatë gjithë  ditëve të operacionit janë arrestuar dhe ndaluar 45 persona.