Buletini Mujor - Prill 2014 - Ministria e Brendshme
Postuar më: 17/05/2014

Buletini Mujor – Prill 2014

Policia e Shtetit gjatë muajit prill 2014 ka shënuar rezultate të rëndësishme:

  • 96,4% e krimeve kundër personit janë zbuluar;
  • 188 persona të shpallur në kërkim janë kapur nga policia, ndër të cilët:

 

  • Në kërkim ndërkombëtar                              8 persona
  •  Për vrasje e krime kundër personit          43 persona
  • Për krime kundër pronës                             66 persona
  • Në fushën e krimit të organizuar                 39 persona
  • Të tjera                                                            32 persona

 

  • Është kapur 357% më shumë marijuanë, krahasuar me prillin e një vitit më parë ;
  • 133% më shumë persona janë proceduar për veprën penale të korrupsionit;
  • 58% më shumë persona janë proceduar për krime ekonomiko – financiare;
  • 35% më shumë persona janë proceduar penalisht për trafiqe të paligjshme;
  • 261 persona janë arrestuar për shkelje në fushën e Qarkullimit Rrugor;
  • 12370 telefonata janë bërë nga publiku në numrin 129;
  • 4856 konflikte të ndryshme janë trajtuar nga Policia e Shtetit gjatë këtij muaji.

 

Ndër operacionet më të rëndësishme kanë qenë:

“POROSIA E FUNDIT”, kundër trafikimit të bombave me telekomandë

“BUTIKU” dhe “SERIOZI”. për kapjen e autorëve të 24 vjedhjeve me dhunë në Tiranë

5 operacione të tjera të rëndësishme gjatë të cilave u sekuestruan eksplozivë dhe armë

22 operacione të rëndësishme kundër NARKOTIKËVE

5 operacione të rëndësishme ANTITRAFIK, për goditjen e trafikut të armëve dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

6 operacione ANTIKORRUPSION dhe Krimit Ekonomik, në fushat: drejtësi, hipotekë, tatime, etj.

235.000 euro të sekuestruara për pastrim të produkteve të veprës penale

Kapja e 8 personave në kërkim ndërkombëtar për trafik droge 3, shfrytëzim prostitucioni 2, vrasje 2, vjedhje me dhunë 1.