FOTO "Policia e Shtetit – Policia ime" - Ministria e Brendshme
Postuar më: 09/05/2014

FOTO “Policia e Shtetit – Policia ime”

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, bashkëbisedim me maturantë të shkollës së mesme “Myslym Keta” në njësinë numër 6, në lagjen Kombinat, në Tiranë.

Ministri Tahiri: Siguria nuk votohet një herë në 4 vjet, por ndërtohet çdo ditë nga të gjithë ne!

Siguria nuk është as monopol i institucioneve, as monopol i Policisë, por është sipërmarrje e përbashkët, që pa ju, pa shoqërinë, nuk ndërtohet dot kurrë!

Vendi nuk bëhet më i sigurtë në qoftë se qytetarët e mirë nuk dalin përpara për të ndërtuar, e mbi të gjitha për të mbrojtur vlerat që trashëgojmë si shoqëri dhe si individë!