"Bllok" ndërtimeve pa leje - Ministria e Brendshme
Postuar më: 19/11/2013

“Bllok” ndërtimeve pa leje

Në vijim të aksionit kombëtar për identifikimin dhe bllokimin e ndërtimeve pa leje, gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendi kanë shënuar këto rezultate:

Më datë 18.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ermir Yllson Petriti, i datëlindjes 23.10.1976, banues në Korçë, drejtor i Aluiznit, sepse duke qenë në këtë detyrë, në lagjen Nr.14, ka legalizuar një ndërtim pa leje, me dokumente të falsifikuara, vepër penale e parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 18.09.23013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dritan Shefik Jashari, i datëlindjes 24.02.1971, banues në Shijak, sepse në lagjen Nr.14/1, po ndërton një objekt pa leje, vepër penale e parashikuar nga 199 i Kodit Penal.

Më datë 18.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset Myrvete Seit Gjyra, Luiza Shaban Kasa e Behije Mehmet Veli, të datëlindjes 02.02.1962, 04.10.1968 e 14.04.1960, banuese në Elbasan, sepse në lagjen “Partizani”, në pallatin Nr. Nr.648/4, kanë bërë një shtesë pa leje, vepër penale e parashikuar nga Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Faik Miftar Hoxha e Ramadan Xheladin Hoxha, të datëlindjes 31.01.1954 e 17.09.1960, banues në fshatin Xhyrë, sepse në këtë fshat, kanë bërë nga një  ndërtim pa leje, vepër penale e parashikuar nga Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.09.2013, filloi pocedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Altin Nuri Gjinika, i datëlindjes 14.07.1978, banues në fshatin Çukë, me arsim 8 klasë, sepse në këtë fshat ka bërë një ndërtim të paligjshëm, vepër penale e parashikuar nga Neni 199/a i Kodit Penal