Pranga për shkeljen e Kodit Rrugor - Ministria e Brendshme
Postuar më: 09/11/2013

Pranga për shkeljen e Kodit Rrugor

Policia e Shtetit, nisur nga situata e rënduar e trafikut rrugor si dhe rastet e shumta të shkeljeve flagrante të Kodit Rrugor informon se duke nisur nga dita e nesërme, datë 09.11.2013 e në vazhdim për të gjitha shkeljet:

  • Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit;
  • Drejtimi i mjetit pa dëshmi përkatëse;
  • Largimi nga vendi i aksidentit;
  • Mosbindja e drejtuesve të mjeteve ndaj sinjalizimit të punonjësit të policisë

do të zbatohen ekstremitetet e penaliteteve të lejuara nga legjislacioni në fuqi, që do të thotë arrestim në kushtet e flagrancës të shkelësve të ligjit sipas parashikimeve të mësipërme.

Keto shkelje përbëjnë kundravajtje penale dhe dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal, nenin 291, me burgim deri në 3 vjet.