Takim konsultues në Vlorë për Planin Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018-2020

Në vijim të takimeve konsultative dhe tryezave të rrumbullakëta, lidhur me hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018-2020, më datë 19 shkurt, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave zhvilloi një Tryezë të Rrumbullakët në Institucionin e Prefektit të qarkut Vlorë.

Në takimin e zhvilluar morën pjesë 22 persona, konkretisht anëtarë të Tryezës Teknike Antitrafik të qarkut Vlorë, nënprefektët e Sarandës dhe Delvinës, përfaqësues nga këshilli i qarkut, bashkia Vlorë, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria e Shëndetit publik, Drejtoria Rajonale Arsimore, përfaqësues nga organizatat jopublike të qytetit të Vlorës etj. përfaqësues të strukturave shtetërore, joshtetërore dhe organizatave ndërkombëtare.

Në tryezë u diskutua mbi aktivitetet e listuara kryesisht tek shtylla e parandalimit dhe koordinimit dhe mbrojtjes. Komentet dhe sugjerimet e dhëna në tryezë do të përfshihen në dokument.

Takimet konsultative do të vijojnë edhe me një Tryezë të rrumbullakët në datë 22 shkurt, në Shkodër, me anëtarë të Komitetit Rajonal dhe të Tryezës Teknike të qarkut.