Shkodër – Takime konsultuese për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018-2020

22 Shkurt 2018, Shkodër – Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave zhvilloi një tryezë të Rrumbullakët në  Institucionin e prefektit të qarkut Shkodër lidhur me hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018-2020.

Kësaj tryeze i kanë paraprirë edhe dy tryeza të tjera (në datë 13 shkurt në Tiranë dhe 19 shkurt në Vlorë, si dhe 2 takime konsultative në muajin dhjetor).

Në takimin e zhvilluar në Shkodër morën pjesë rreth 22 persona, konkretisht: Prefekti i qarkut Z. Çesk Millja, Drejtori i Policisë Vendore Shkodër Z. Vehbi Bushati, Drejtorja Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Znj. Valbona Tula, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale Arsimore, Drejtoria e Shëndetit Publik, nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, Këshilli i qarkut, bashkia Shkodër, përfaqësues nga organizatat që operojnë në qark, etj.

Në tryezë u diskutua mbi aktivitetet e parashikuara në Planin e Veprimit, kryesisht në shtyllën e parandalimit dhe koordinimit, ku dhe Komitetet Rajonale kanë dhe fushën kryesore të veprimtarisë së tyre.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave do përfshijë në dokument sugjerimet dhe komentet e propozuara.