Dritan PALNIKAJ

Sekretar i Përgjithshëm

Dritan PALNIKAJ

Dritan Palnikaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme më datë 29 mars 2018.

Më herët ka mbajtur detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Ka punuar Avokat, përfaqësues i institucionit në Gjykatë si dhe inspektor jurist pranë AKKP. Është njohës i së drejtës civile.

Ai është diplomuar në vitin 2009 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Ka përfunduar Masterin Shkencor për “Legjislacion dhe institucionet europiane“, pranë Institutit te Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës. Aktualisht po ndjek studimet doktorale.

Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore dhe ka botuar disa punë kërkimore.

Ka zhvilluar një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit. Gjatë vitit 2016 ka kryer një trajnim në ‘Harvard Kennedy School of Law’ në Boston, SHBA, si dhe është trajnuar nga qendra prestigjoze europiane ‘‘CCL Centre’ në Bruksel, Belgjikë.

Në vitin 2015 është përzgjedhur fitues në programin ‘Lead Albania Fellow’ dhe ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit, më pas ka vijuar punë si pjesë e kabinetit të Kryeministrit.

Dritan Palnikaj ka lindur më datë 25 Tetor 1985, është i martuar dhe ka 1 fëmijë.

Konkakt: [email protected]