Postuar më: 15 Shkurt 2018

P/ligji i Vetting-ut, me procedurë të përshpejtuar në Komisione

Dokumentat e bashkëngjitura

Kuvendi votoi në seancë plenare me 86 vota pro kalimin me procedurë të përshpejtuar për miratim, të projektligjit për “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur si Vetting-u.

Projektligji, që javën e ardhshme do të diskutohet në Komisionet parlamentare përcakton parimet, kriteret, procedurat e vlerësimit kalimtar dhe periodik, standardet, organizimin dhe funksionimin e organeve të vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.