Tryezë konsultimi me ambasadorët dhe oficerët e kontaktit për p/ligjin e Vetting-ut

Postuar më: 09 Janar 2018
Ministria e Brendshme, në vijim të tryezave konsultuese nisur dhjetorin e kaluar për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”, zhvilloi një takim me ambasadorët dhe oficerët e huaj të kontaktit, në vendin tonë. Nisma ligjore u prezantua nga zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, i njohur si projektligji për Vetting-un në Polici.

Tryezë konsultimi për p/ligjin për Vetting-un

Postuar më: 27 Dhjetor 2017
Ministria e Brendshme ka organizuar një tryezë konsultimi me përfaqësues të legjislativit, agjencive ligjzbatuese dhe shoqërisë civile, për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”. P/ligji synon të ndërtojë institucione të forta me profesionistë me integritet. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e Policisë janë tre: integriteti, pasuria dhe profesionalizmi. Nisma ligjore u prezantua nga Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, përfshirë mënyrën e funksionimit të komisioneve që do të kryejnë Vetting-un.

Ministri Xhafaj firmos urdhrin për nisjen e procesit të Vettingut në Polici, Gardë e SHÇBA

Postuar më: 16 Shtator 2017
Urdhri i parë i firmosur nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është ai për Vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj flet për procesin e Vetting-ut nga Forumi Qytetar për Siguri Publike, në Lezhë: 04-05-2018