Projekti suedez/Biçikleta për punonjësit e Policisë së zonave urbane

Postuar më: 22 Mars 2018
Projekti suedez SCPA, biçikleta për Punonjësit e Policisë së zonave urbane, në kuadër të forcimit të Policimit në komunitet.

Akademia e Sigurisë projekt binjakëzimi me Universitetin Policor të Munsterit, Gjermani

Postuar më: 15 Mars 2018
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj pritën përfaqësues të Universitetit Policor të Munster, Gjermani, të kryesuar nga Zv.Presidenti Matthias Zeiser, si dhe Shefi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit dhe Shef i Pikave të Kontaktit të Gjermanisë të CEPOL Lars Vagner.

15 oficerët e parë të Sigurisë në gjimnazet e Tiranës

Postuar më: 15 Mars 2018
Në Akademinë e Sigurisë, në kuadër të një projekti pilot, mbështetur nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit, janë trajnuar 15 Oficerët e parë të Sigurisë, të cilët do të jenë pjesë e trupës mësimore pranë shkollave të mesme të kryeqytetit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Nisma/Orë e hapur, nxënësit vizitë në Sallën Operative 112 të Tiranës

Postuar më: 13 Mars 2018
Vizitorët e sotëm ishin nxënësit e klasës 3-A, të shkollës "Lidhja e Prizrenit", të cilët panë nga afër Sallën Operative 112, funksionimin e Komisariatit Dixhital, Kamerat e Policisë.

Policia Rrugore aksione blic për të rritur sigurinë dhe shmangur aksidentet

Postuar më: 12 Mars 2018
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet 'blic' përsëri në orët e para të mëngjesit në pjesën lindore të qytetit të Tiranës. Kontrollet në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Prezantohet programi shqiptaro-suedez për Drejtësinë Penale për të Miturit

Postuar më: 24 Janar 2018
Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u prezantua programi shqiptaro-suedez për Drejtësinë Penale për të Miturit. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Sekretari i Shtetit për Ministrinë e Çështjeve të BE-së dhe Tregtisë së Suedisë, Oscar Stenstrom, Drejtuesi i Operacioneve Mbështetëse të Paqes dhe Seksionit të Bashkëpuninimit për Zhvillimin Ndërkombëtar, Autoriteti Policor Suedez, Joakim Baltazarsson, si dhe përfaqësues nga organizatat e huaja, prokuroritë dhe gjykatat shqiptare.

Platforma e Policimit dhe Sigurisë në Komunitet, seancë konsultimi në DVP Elbasan

Postuar më: 26 Dhjetor 2017
Në Elbasan u zhvillua sot një seancë konsultimi i modelit pilot të ristrukturimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit mbështetur nga projekti suedez ' Sida', në kuadër të “Platformës së Policimit dhe Sigurisë në Komunitet”. Në seancën e parë, ku veç drejtuesve kryesorë të Policisë, ishin të pranishëm edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u trajtuan çështje të kontrollit të territorit dhe lufta kundër paligjshmërive, për vjedhjen e energjisë, ujit të pijshëm, dëmtime të mjedisit si dhe masat për sezonin turistik. Në takim u prezantua gjithashtu drafti për Vetting-un në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës.

Miratohet marrëveshja e ndihmës suedeze për policimin në komunitet

Postuar më: 29 Shtator 2017
Parlamenti miratoi me 126 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen e qeverisë shqiptare me qeverinë suedeze për programin e forcimit të Policimit në komunitet në Shqipëri, 2017-2020.
Fjala e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në Forumin Qytetar për Sigurinë Publike në Lezhë: 04-05-2018