Postuar më: 11 Maj 2018

Kurbin/"Skuter", sekuestrohen 2 mina me telekomandë, arrestohet i riu

VIDEO Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore u arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Llanaj, 36 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip 'Piaggo' pa targë. Në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Vepra penale në ngarkim të tij "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.