Postuar më: 04 Dhjetor 2017

Ministria e Brendshme në 1 javë - Buletin nr. 11

Buletini nr. 11, Ministria e Brendshme në 1 javë  (27 nëntor – 03 dhjetor 2017)

 

MINISTRI

 

Ministri Xhafaj në inspektimin e zonave të përmbytura në Tiranë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj inspektoi gjendjen e krijuar pas reshjeve masive  në zonën e përmbytur në Kashar, në gjatësinë e autostradës Tiranë–Durrës. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Ministri u ndal tek  masat e marra nga Emergjencat Civile dhe gatishmërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit për t’u ardhur në ndihmë shtetasve të dëmtuar. Në lidhje me zonat më problematike, Ministri tha se po punohet, jo vetëm me mjetet e bllokuara në autostradë, por edhe në akse të tjera, me qëllim zhbllokimin e qarkullimit pas situatës së krijuar. Në vijim, z. Xhafaj ka marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile të Shqipërisë, të thirrur nga Kryeministri, z. Edi Rama, në të cilën ai raportoi lidhur me angazhimin maksimal të forcave të Policisë së Shtetit në përballje me situatën meteorologjike të krijuar në gjithë vendin.

 

Ministri Xhafaj në inspektimin e zonave të përmbytura në Novoselë 

Ditën e djelë, Ministri Xhafaj vizitoi zonat e përmbytura në Fier dhe Vlorë, për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas reshjeve të fundit. Ai përgëzoi në mënyrë të vecantë dhe u shprehu mirënjohjen forcavë të policisë të angazhuara në përballimin e situatës, si dhe u njoh me problemet që ata kanë ndeshur gjatë këtyre ditëve. Po ashtu Ministri Xhafaj u takua me banorë të zonave të prekuara nga përmbytjet, duke u njohur me shqetësimet e tyre, masat që duhen pmarrë për zgjodhjen e problemeve të krijuara. Është për tú theksuar fakti se në këto takime, banorët e zonës, por edhe auroritetet vendore shprehën vlerësim maksimal për punë e forcave të policisë dhe të drejtuesve të tyre, duke nënvizuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Policinë e Shtetit në përballimin e situatës kritike të krijuar.  Për gazetarët e interesuar, z. Xhafaj shpjegoi se Policia e Shteti ka vënë në dispozicion 2200 forca në të gjithë zonën, të impenjuara drejtpërsëdrejti në operacione, si dhe reth 400 mjete të kalueshmërisë së lartë të vëna në dispozicion të gjithë këtij procesi, duke shtuar se “Kontributi i tyre është gjithashtu një arsye ndër të tjera që, së bashku me forcat e ushtrisë, forcat e ardhura nga Kosova dhe natyrisht me organet e pushtetit vendor, u bë e mundur që kjo situatë të përballohet në mënyrë të tillë. Besoj se është një nga rastet më të mira kur koordinimi i gjithë këtyre strukturave e njësive ka dhënë një efekt pozitiv.” Në fund, ai dha dhe një mesazh shumë të rëndësishëm: “Ne jemi në shërbim të njerëzve. Dhe duhet të bëjmë detyrën në shërbim të njerëzve”, duke falënderuar me këtë rast dhe kontributin e rëndësishëm të mediave në raportim si një ndër mbulimet më të mira mediatike që i është bërë një situate të tillë. “Shumë e ekuilibruar. Shumë e kujdesshme. Dhe dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë gjë. Keni një meritë të veçantë.” – përfundoi z. Xhafaj.

 

Rinas, riatdhesohen 259 shtetas nga Franca dhe Gjermania

Gjatë kësaj jave janë riatdhesuar 259 shtetas shqiptarë, të cilët kanë kërkuar azil në mënyrë të paligjshme në vendet e BE, përkatësisht Francë dhe Gjermani. Në momentin e kryerjes së proceduarave të kthimit në Rinas, zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh për mediat se "vetëm gjatë muajit nëntor janë riatdhesuar 500 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika dhe Gjermania.” Znj. Voda bëri me dije masat e Policisë së Shtetit për të parandaluar fenomenin e azilkërkimit të paligjshëm, nëpërmjet verifikimesh në pikat e kalimit kufitar për shtetasit që nuk plotësojnë kriteret. Gjithashtu, zv. Ministrja u shpreh se Policia e Shtetit po verifikon disa operatorëve turistikë, të cilët nëpërmjet dokumenteve false kanë mundësuar udhëtimin e shtetasve shqiptarë jashtë Shqipërisë me qëllimin për të kërkuar azil. Znj. Voda tha se dosjet e disa operatorëve turistikë të dyshuar janë dërguar në tashmë në prokurori për ndjekje penale.

 

Operacione të policisë

Në Tiranë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “MJEGULLA”, gjatë të cilit janë sekuestruar 90 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe janë arrestuar në flagrancë 5 persona. Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Po në Tiranë, Policia arrestoi një nga autorët e dyshuar, të shpallur në kërkim, për plagosjen e një të riu në Tiranë, në zonën e Unazës së Re. Shtetasi i arrestuar, me banim në Durrës, bashkë me 2 vetë të tjerë, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një shtetas për motive të dobëta. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një mjet me të cilin autorët janë larguar nga vendngjarja. Mbi autorët rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim" dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në Durrës, Policia arrestoi në flagrancë dy shtetas, të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve. Pas kontrollit në banesë, shtetasve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale armë dhe municione luftarake, armë gjahu tip “shotgun”, sende të vjedhura, një automjet, 6 palë targa të ndryshme makine, etj.. Dy shtetasit, vëllezër me njëri tjetrin, ishin dënuar më parë për vepra të rënda penale. Mbi ta rëndojnë disa akuza penale si “Vjedhje në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve” etj.

Në Vlorë, është kryer arrestimi i një shtetasi me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të  Seksionit kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vendosjes së një sasie lënde eksplozive në automjetin e shtetasit Inez Hajrulla,  ku si pasojë e shpërthimit  ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë.