Postuar më: 30 Janar 2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në "Studio e Hapur" VIDEO

Dokumentat e bashkëngjitura

VIDEO  -  Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në "Studio e Hapur":

Eni Vasili: Mirëmbrëma, të nderuar teleshikues, mirëserdhët në programin ‘Studio e hapur’. Unë jam Eni Vasili. Me mua sot është një protagonist i politikës, një nga ministrat më me peshë, mos them më me peshë i qeverisjes aktuale me të njëjtën peshë specifike edhe brenda mazhorancës.

Me mua është ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Mirëmbrëma!

Ministri Xhafaj: Mirëmbrëma, mirë se ju gjeta!

Eni Vasili: Faleminderit që keni ardhur dhe keni pranuar ftesën e ‘Studios së hapur’ Z. Xhafaj, për të folur për çështjet e policisë, Ministrisë së Brendshme, politikës gjithashtu. Doja të ndanim sëbashku disa shqetësime që mesa duket janë jo vetëm të medias por edhe të qytetarëve. Edhe pikërisht nga kjo ndoshta do ta nis me një ngjarje të fundit në kryeqytet.

Dje mbrëma ka pasur  një ekzekutim me 4 plumba, një person i quajtur Dejvi Kasmi, një emër i njohur për uniformat blu, flitet si i dyshuari kryesor është një shtetas tjetër Konjari, me precedent të dy, mund të na thoni diçka më shume për këtë ngjarje pas ditës se djeshme?

Ministri Xhafaj: Ok, ndoshta nuk do ishte mirë të fillohej gjithmonë nga pjesa e zezë e gjësë, apo nga pjesa negative që ka shoqëria por gjithsesi unë jam këtu në këtë funksion edhe për këtë gjë.

Është e vërtetë që ka pasur një ngjarje të rënde dje, në  Tiranë dhe policia, pasi është detyrë e saj në bazë të ligjit dhe jo detyra e Ministrit të Brendshëm, ka bërë publike rrethanat e ngjarjes, ka bërë publike dhe të dyshuarin kryesor dhe sipas informacioneve që unë kam, policia sapo ka ndaluar dhe do të kërkojë arrestin për bashkëpunëtorin kryesor të vrasësit, të ekzekutorëve të kësaj ngjarje të rënde kriminale.

Eni Vasili: Si quhet, mund ta kemi identitetin? Pra, një bashkëpunëtor i Domart Konjarit, kjo ishte idea....

Ministri Xhafaj: Sapo jam i informuar nga bashkëpunëtorët e mi në Policinë e Shtetit se policia ka ndaluar bashkëpunëtorin kryesor të ekzekutorëve që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Eni Vasili: Kur thoni ekzekutorëve ka pasur më shumë se një, pra Domart Konjari ka qenë i shoqëruar..?

Ministri Xhafaj: Sipas informacionit që ka dhënë policia kanë qenë 2 në motor, ndërsa ata janë ndihmuar nga persona të tjerë dhe pikërisht ai që e ka ndihmuar tashmë është në duart e policisë dhe besoj që policia nën drejtimin e prokurorisë që ka përgjegjësinë e hetimit do të bëjë veprimet përkatëse për të vepruar, për të proceduar më tej.

Eni Vasili: Ju e keni shpallur në kërkim Domart Konjarin apo jo?

Ministri Xhafaj: Jo, policia..

Eni Vasili: Policia, sigurisht, por them ju meqenëse jemi në kontekstin e..

Ministri Xhafaj: Po, sigurisht. E reja e kësaj ngjarje është pikërisht kjo që po them tani... besoj se në minutat dhe në orët në vijim për aq sa i lejohet asaj do t’i japi informacionet e nevojshme sëbashku me prokurorin që ndjek çështjen konkrete dhe me këtë rast dua të apeloj edhe ndaj jush edhe ndaj mediave dhe ndaj medias në tërësi që shpeshherë nuk duhet të kërkojmë nga policia disa gjëra që  nuk mund t’i bëjë, apo nuk është në mundësitë e policisë dhe të prokurorisë për shkak të hetimit.

Hetimi ka dhe anën e vet të konfidencialitetit që është një element shumë i rëndësishëm që është ndoshta element kryesor për të zbardhur të vërtetën dhe sesa faktet që duhet t’i japim në publik, në një moment të papërshtatshëm, besoj se duhet të jemi më shumë të interesuar për zbardhjen e të vërtetës.

Eni Vasili: Devi Kasmi është një person i skeduar, po kështu edhe Konjari, jo vetëm i skeduar, i shpallur në kërkim edhe më herët. Çdo javë na informojnë gazetarët e kronikës se ka një gjyq në ngarkim të tij në mungesë, ka një proces gjyqësor dhe gjykohet në mungesë, pra për vrasjen është shpallur një person në kërkim i cili është në kërkim tashmë.

Ministri Xhafaj: Po është Konjari, po..

Eni Vasili: Është normale që shpallet dy herë në kërkim i njëjti person?

Ministri Xhafaj: Jo, Policia nuk e shpall dy herë në kërkim, policia ka thënë që ky person është i dyshuar kryesor dhe është person në kërkim dhe ne po vazhdojmë procedurën përkatëse që jo thjesht për ta identifikuar por për ta kapur në momentin e përshtatshëm .

Mos harrojmë që këta janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe persona të tillë nuk ka vetëm Shqipëria, ka gjithë planeti, të cilët iu shpëtojnë organeve përgjegjëse organeve ligjzbatuese dhe mund për një kohë të caktuar mund edhe t’i fshihen drejtësisë. Ka pasur edhe raste që për vite..

Eni Vasili: Të dy i fshiheshin drejtësisë apo jo, Devi Kasmi një person i skeduar, mbahej në mbikëqyrje nga policia sipas informacioneve nëse keni ?

Ministri Xhafaj: Unë kam dhe parimin që nuk hy në detajet e dosjeve hetimore. Ka të bëjë dhe me formimin tim edhe me kulturën time po edhe besoj edhe është në të mirë të punës që një ministër i Brendshëm të mos hyjë në detajet e një dosjeje hetimore për të mos u përshirë edhe emocionalisht, po edhe formalisht në atë që është detyrë ekskluzive e prokurorëve dhe oficerëve te policisë gjyqësore.

Eni Vasili: Ndërkohë Konjarin, e kemi liruar ka qenë... .

Ministri Xhafaj : Ah ky është një personazh i njohur, nuk them që gjatë momentit që ndodhi kjo ngjarje, u interesova të kuptoja se çfarë ishte për çfarë bëhej fjalë. Kam parë dhe jam interesuar për aq sa më lejohet mua të shoh profilin e tij kriminal për aq sa ka policia dhe është një person me rrezikshmëri të lartë kriminale, i cili falë edhe lidhjeve të tij, por edhe falë edhe faktit që ka mundur të korruptojë individë të caktuar kryesisht në gjyqësor, ka mundur t’ ia hedhë në disa raste pa u ndëshkuar...

Eni Vasili: Pyetja..

Ministri Xhafaj: Dhe ka pas dhe një problem shumë të madh midis drejtësisë shqiptare dhe drejtësisë franceze. Besoj se nuk ka qenë gjë pozitive, por në fund të fundit prandaj e bëmë reformën në drejtësi, prandaj e vendosëm të krijojmë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, prandaj vendosëm të krijojmë dhe Prokurorinë Speciale për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe gjykatën që do të merret me çështjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Eni Vasili: Dakord, por këta njerëz po vrasin njëri- tjetrin. Bandat po lajnë hesapet me njëra-tjetrën. Asnjëri nuk vajti në burg për shkak të punës së policisë,  për shkak të reformës etj?

Ministri Xhafaj: Jo nuk është e vërtetë se nuk kanë shkuar njerëz në burg. Ne kemi sot njerëz që vuajnë dënimin.

Eni Vasili: E kam fjalën për këta të dy persona, ishin në kërkim, kanë qenë të skeduar...

Ministri Xhafaj: Këto nuk janë histori të sotme, nëse ju apo dikush tjetër do të mendonte që një kriminel vret sot dhe mbas 5 minutash policia e kap, unë besoj se nuk bëhet fjalë për kriminel ..

Eni Vasili: Jo, sigurisht dakord, ngaqë ishin të skeduar ..

Ministri Xhafaj: Dhe kaq gjë duhet ta kuptojnë të gjithë.

Eni Vasili: Po a është normale që ata vrasin njëri- tjetrin dhe policia nuk ka informacion?

Ministri Xhafaj: Po marr një rast konkret para 6-7 muajsh mos gaboj diku shtator pati një tentative për vrasje me eksploziv dhe u deshën të paktën 8 muaj që policia të arrinte të mund ta dokumentonte, sepse nga dyshimi, identifikimin, zbulimin, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë është një proces i tërë.

Nuk është një punë e lehtë që mund të bëj. Ne para disa kohësh,  sapo policia, prokuroria, gjykata ekzekutoi arrestimin e një personi i cili kishte 4 vjet nën hetim, që u desh që të provonte ..

Eni Vasili: Pra ju thoni që është e vështire dhe nuk është policia e komprometuar?

Ministri Xhafaj: Jo është një proces, është një proces .. (e plotë në dokumentin bashkëlidhur)