Intervistë e ministrit të Brendshëm Xhafaj në “Tonight Ilva Tare”

Postuar më: 18 Shtator 2017
Intervistë në studio e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në “Tonight Ilva Tare” në Ora News: Ilva Tare: MIrëmbrëma Ministër Xhafaj, mirë se keni ardhur? Ministri Xhafaj: Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjeta.

Ministri Xhafaj i ftuar në emisionin Top Story

Postuar më: 08 Maj 2017
Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin ‘Top Story’, në Top Channel – 8 maj 2017 Sokol Balla: Mirë se erdhët në Top Story. Sot është 8 Maji dhe normalist duhet të kishim folur për zgjedhjet e Kavajës. Që nuk u mbajtën për shkak të tërheqjes së kandidatit të vetëm zyrtar, atë të Partisë Socialiste nga ana e mazhorancës dhe personalisht nga Kryeministri Edi Rama. Natyrisht në atë konferencë për shtyp u thanë dhe u deklaruan dhe gjëra të tjera si – ajo më e rëndësishma do thoja unë dhe më dramatikja – fakti se qeveria dispononte prova se kishte një plan për destabilizimin e situatës në qytetin e Kavajës. Natyrisht në këtë klimë kur opinionet kanë qenë pro dhe kundër dhe ndaj KM Rama, shtohen dilemat: nëse ka patur një tërheqje të parë, a do të ketë dhe një tjetër? Pra a do të vihen në dyshim zgjedhjet e 18 Qershorit, tashmë kur duket se jo vetëm Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk do të marrin pjesë në to, por nisur dhe nga ngjarjet e paralamërimet për Kavajën ankthi dhe dilemat janë shtuar po nga pikëpamja e sigurisë e destabiliteti? Dhe a ka elementë të tjerë që janë të interesuar të shfrytëzojnë këtë destabilitet politik për qëllime të tjera?
Intervistë në studio e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në “Tonight Ilva Tare” në Ora News: Ilva Tare: MIrëmbrëma Ministër(...) 18-09-2017