Postuar më: 03 Shkurt 2018

Shkodër/Goditja e dytë e “Forcës së Ligjit” - Operacioni "Kokaina"

VIDEO Pas tre muajsh punë intensive përmes metdodave speciale të hetimit, kurorëzohet me sukses goditja e dytë në Shkodër, në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajties dhe shitjes së drogave të forta.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykates se Shkalles se Parë Shkodër dhe Forcat e Drejtorisë Operacionale Tiranë kanë goditur në orët e fundit grupin kriminal “Kokaina”

Në këtë kuader janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij grupi kriminal, e konkretisht:

1. Helidon Marku, 42 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të rënda penale, tentative vrasje, plagosje e rende me dashje, armbajtje pa leje etj.

2. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.

3. Indrit Tagani, 30 vjeç, banues në qytetin e Shkodërs.

4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.

5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.

6. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.

7. Aleksander Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithshtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër,  oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi Helidon Marku, menaxher i një lokali nate në Shkodër, dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj, Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksander Matoja, si dhe me shtetasin H.K. të shpallur në kërkim kanë zhvilluar prej kohesh aktivitetin kriminal të mbajtjes dhe shitjes se drogave te forta Kokaine e Heroine, klienteve brenda ambjenteve të këtij lokali.

Në cilësine e provave materiale janë sekuestruar:

• 2 kilogramë e 237.6 gram lënde në formë pluhuri, ngjyrë e bardhë si ajo e lëndës narkotike Kokainë.

•  3 automjete te tipeve Audi Q5, Ford Fiesta dhe BMV

•  10 telefona celulare te markave te ndryshme.

•  489.000 leke, 280 Euro, 635 Dollare

Gjithashtu është vënë nën sekuestro lokal "Sampa" në të cilin zhvillohej ky aktivitet kriminal.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit në bashkepunim me Prokurorine po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.