Postuar më: 21 Dhjetor 2017

Hapen aplikimet Task Forcës Speciale Qendrore dhe Vendore, "Forca e ligjit"

Nisin aplikimet për të qenë pjesë e Task Forcës Speciale Qëndrore dhe Vendore, në kuadër të operacionit "Forca e ligjit".

Policia e Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e kapaciteteve më të mira, njoftohen të gjithë punonjësit e Policisë të interesuar të kandidojnë për specialist hetimi pranë Task Forcës Speciale Qendrore dhe Vendore, që brenda datës 30 Dhjetor 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme: 
- Jetëshkrimin e përditësuar, pozicionet dhe detyrat që ka pasur CV. 
- Vlerësimin e punës nga Titullari i Institucionit.

Kandidati i interesuar duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

1. Të ketë punuar në strukturat qendrore apo vendore kundër drogës, trafiqeve, krimet e rënda dhe krimit ekonomik për të paktën 3 vjet. 
2. Të jetë trajnuar për aspektet e veçanta të hetimit të veprave penale në këto fusha. 
3. Të ketë integritet dhe përkushtim. 
4. Të ketë pasur rezultate konkrete në punë dhe të rezultojë i suksesshëm në hetimet e ndjekura. 
5. Të mos jetë nën efektin e ndonjë mase disiplinore.

Kandidatët preferohen:

- Të kenë mbaruar studimet në drejtësi, bachelor ose master në drejtësi. 
- Të zotërojë gjuhë të huaj anglisht.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen: 
- në adresën elektronike: aplikotfs@asp.gov.al, 
- si dhe në adresën postare: Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.