Postuar më: 06 Mars 2018

Riatdhesohen vullnetarisht 178 shtetas shqiptarë

Rinas - Riatdhesohen vullnetarisht 178 shtetas shqiptarë

Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin, ka bërë të mundur transportin e 178 shtetasve shqiptarë, të cilët janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil nga autoritetet franceze.

Të tjera fluturime riatdhesimi vullnetare apo të detyruara, priten në javët që pasojnë, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit.

Vetëm në këto dy muaj janë kryer 156 operacione riatdhesimi, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit, ku janë riatdhesuar 1 044 shtetas.