Postuar më: 04 Prill 2018

82 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca e Britania e Madhe

Në Aeroportin e Rinasit mbërriti një 'Charter' nga Anglia me 53 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Angli. 

Gjithashtu pasdite mbërriti edhe një tjetër avion 'Charter' nga Franca me 29 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Francë dhe Belgjikë.

Shtetasit u akomoduan në Komisariat për t’iu nënshtruar procedurës përkatëse.