Postuar më: 13 Dhjetor 2017

160 shtetas shqiptarë të rikthyer nga vendet e BE-së, tentuan të fitonin azil

Gjatë mbasdites së sotme, në aeroportin “Nënë Tereza” janë kthyer me 3 avionë të posaçëm 160 shtetas, të cilët kishin abuzuar me kërkesa për azil, nga këta:

69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania;

31 shtetas janë kthyer nga Franca;

60 shtetas nga Anglia.

Vetëm gjatë tre muajëve të fundit janë riatdhesuar 2,559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1,063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1,496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapsirën Schengen.

Policia e Shtetit do vazhdojë në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon Ligji për Policinë e Shtetit, të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë.

Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë!

Respektoni rregullat e lëvizjes dhe afatet e qëndrimit në hapsirën Schengen!