Goditet rrjeti i trafikimit, dërgonin shtetas për azil të paligjshëm në Gjermani

Postuar më: 02 Korrik 2015
Në vijim të operacioneve për parandalimin e trafikimit të Qënieve Njerëzore, Sektori për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Azili”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Tahiri dhe ambasadori gjerman në Morinë: Azili? Vetëm një aventurë (VIDEO)

Postuar më: 24 Prill 2015
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, inspektuan pikën e kalimit kufitar në Morinë të Kukësit, për të parë nga afër masat e marra nga policia për të forcuar kontrollet që parandalojnë lëvizjen e qytetarëve në zonën Shengen, për të kërkuar azil. Pas inspektimit ministri dhe ambasadori bënë një deklaratë për mediat:

Respektoni lëvizjen në zonën Shengen, nuk ka asnjë mundësi përfitimi për azil politik

Postuar më: 10 Prill 2015
Duke parë fluksin e pazakontë të qytetarëve që aplikojnë për pasaporta biometrike përgjatë 48 orëve të fundit, si dhe duke konsideruar maksimalisht të dhënat paraprake mbi mundësitë e një skeme mashtrimi për udhëtimin në zonën Shengen, me qëllim final kërkesën për azil në vendet e BE-së, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo iniciativë ose ofertë me qëllim mashtrimi për azil të kundraligjshëm në vendet e Bashkimit Europian.

Tahiri në Vlorë: Qytetarë, mos provoni të kërkoni azil në BE, do të riktheheni

Postuar më: 19 Dhjetor 2014
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri së bashku me ambasadorin gjerman në Tiranë, z. Helmut Hoffmann zhvilluan një takim me autoritetet portuale dhe ato të policisë së Vlorës.

Komisioni i Jashtëm miraton projektligjin “Për Azilin”

Postuar më: 10 Shtator 2014
Komisioni parlamentar i Jashtëm miratoi projektligjin “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri pasi parashtroi në Komision risitë e nismës ligjore, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, duke dhënë ndërkohë edhe sqarime shtesë për çështjet apo problematikat e azilit në Shqipëri.

Miratohet në Komisionin e Ligjeve, p/ligji për "Azilin"

Postuar më: 09 Shtator 2014
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar projektligjin për "Azilin në Republikën e Shqipërisë". Drafti u prezantua para Komisionit, nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Projektligji ka për qëllim parashikimin e kushteve e të procedurave për dhënien dhe heqjen e azilit në Republikën e Shqipërisë, të drejtat dhe detyrimet e refugjatëve dhe të personave nën mbrojtje të përkohshme e plotësuese, përmbajtjen e statusit të refugjatit, të drejtën e tyre për bashkim familjar, si dhe parashikimin e kushteve për integrimin e refugjatëve e të personav e nën mbrojtje plotësuese në Republikën e Shqipërisë. Gjithashthu ndër risitë e projektligjit, është edhe “Përjashtimi nga moskthimi”, në rastet kur ka arsye për ta konsideruar si një rrezik për sigurinë e Republikës së Shqipërisë ose është dënuar me një vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi të rëndë, për të cilin parashikohet një dënim minimal prej 7 vjetësh me heqje lirie.

Ministrat Tahiri - John Taylor: Nuk përfitohet më azil

Postuar më: 21 Mars 2014
Deportohen 47 shtetas shqiptarë, me qëndrim të parregullt në Britaninë e Madhe. Ata janë dërguar drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” pasditen e sotme me një avion të posaçëm dhe u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Ministri i Shtetit në Britaninë e Madhe John Taylor, udhëtoi drejt vendin tonë, në një avion me të deportuarit. Ministri britanik u prit në aeroport dhe pati një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i cili shoqërohej nga zëvendësministrja Elona Gjebrea. Përfaqësues të dy qeverive u bënë apel gjithë shtetasve shqiptarë, të mos ndërmarrin përpjekje për të kërkuar azil politik në Britani por edhe vende të tjera të BE-së, pasi Shqipëria aktualisht është jashtë hartës së vendeve që mund t’a përfitojnë këtë status. Gjatë bisedës mes dy delegacioneve, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicolas Cannon, u fol gjithashtu për shtimin dhe gjetjen e hapësirave të reja të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Ulet numri i shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil

Postuar më: 30 Dhjetor 2013
Franca klasifikon Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta të origjinës së azilkërkuesve, çka e bën të pamundur fitimin e azilit nga shtetasit shqiptarë. Ndërkohë numri i shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në Belgjikë dhe Luksemburg është ulur gjatë muajve tetor – nëntor të vitit 2013. Lajmi konfirmohet nga statistikat e autoriteteve shtetërore të këtyre vendeve, që i janë përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme, së bashku me përgëzimet për punën e mirë që po bën Policia e Shtetit në këtë drejtim.

Tahiri me homologun francez: Luftë korrupsionit, frenim azilkërkuesve

Postuar më: 19 Nëntor 2013
Integrimi europian i Shqipërisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, çështjet e azilkërkuesve e sigurisht lufta ndaj kriminalitetit dhe forcimi i bashkëpunimit policor kanë qenë temat kryesore të takimit që ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar me homologun e tij francez, Manuel Valls, Ministri i Brendshëm i Francës.
Deklarata e zv.ministres Rovena Voda, gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjike, Theo Francken 19-04-2018