Rinas, 41 të riatdhesuar nga Franca dhe Gjermania. Voda: Procedim kompanive turistike që abuzojnë me azilkërkimin

Postuar më: 30 Nëntor 2017
Rinas, riatdhesohen 41 shtetas nga Franca dhe Gjermania. Prononcimi i Zv/ministres së Brendshme Rovena Voda në Aeroportin e Rinasit pas riatdhesimit të azilkërkuesve nga Franca dhe Gjermania. Voda: Procedim kompanive turistike që abuzojnë me azilkërkimin.

Riatdhesohen 36 shtetas shqiptarë azilkërkues, nga Franca dhe Belgjika

Postuar më: 08 Nëntor 2017
Sot pasdite u riatdhesuan në aeroportit 'Nënë Tereza' 36 shtetas shqiptarë të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë e Belgjikë. Riatdhesimi i këtyre shtetasve dëshmon edhe një herë vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të forcuar, mbikqyrur dhe parandaluar tentativat për azil, duke vënë përpara ligjit të gjithë ata që abuzojnë me detyrën, duke mashtruar shtetasit shqiptarë.

Vlorë/Policia Kufitare procedon 5 shtetas, lanë fëmijët në vendet e BE për azil

Postuar më: 28 Shtator 2017
Vlorë - Policia Kufitare Vlorë apelon për ndërgjegjësim ndaj të gjithë shtetasve për të mos i braktisjur fëmijët e mitur në vendet e BE-së më qëllim përfitim azili social

Zv.ministrja inspekton pikën kufitare të Rinasit: Zero shanse për azil

Postuar më: 26 Shtator 2017
Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda u njoh nga afër me punën e Policisë Kufitare në aeroportin ‘Nënë Tereza’ dhe masat për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit. Vetëm gjatë një muaji u është refuzuar 177 shtetasve shqiptarë udhëtimi në zonën Shengen, pasi nuk plotësonin kushtet. Për të sensibilizuar qytetarët janë shpërndarë fletë-palosje.

Rinas/Vijon kthimi nga Franca e Gjermania i shqiptarëve që kërkuan azil

Postuar më: 23 Gusht 2017
Brenda 24 orëve të fundit janë ulur në Rinas 3 chartera, me shtetas shqiptarë të kthyer nga Gjermania dhe Franca. Riatdhesohen 157 shtetas, nga këta 131 janë kthyer nga Gjermania dhe 26 nga Franca.

"31 të riatdhesuar nga Franca e Belgjika, shanset për azil janë zero"

Postuar më: 26 Korrik 2017
Janë riatdhesuar sot nga Franca dhe Belgjika 31 shtetas shqiptarë, me qëndrim të parregullt në këto 2 vende. Fluturimi me avion të posaçëm nga Franca. Në operacion mori pjesë Franca si vendi organizator, Belgjika si vend përfitues dhe policia shqiptare si mbështetëse, me financim të agjencisë FRONTEX.

Zv/ministrja Voda pret ambasadoren e Luksemburgut: Masa për reduktimin e kërkesave për azil

Postuar më: 25 Korrik 2017
Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda priti ambasadoren e Luksemburgut Nadia Ernzer. Çështja kryesore e bisedës ishte plani i masave për reduktimin e kërkesave për azil nga qytetarë shqiptarë në vendet e BE-së.

Riatdhesohen 30 shtetas shqiptarë që kishin aplikuar për azil në Francë

Postuar më: 12 Korrik 2017
Prononcimi për mediat i zv/ministrit të Punëve të Brendshme Stefan Çipa dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako në aeroportin ‘Nënë Tereza’, pas mbërritjes së një avioni me shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca, pasi u janë refuzuar kërkesat për azil:

Zv/ministrja Gjebrea pret Sekretarin e Shtetit për Azilin e Migracionin të Belgjikës

Postuar më: 14 Qershor 2016
Sot në Tiranë, zv/ministrja Elona Gjebrea priti në takim një delegacion nga Belgjika, i cili kryesohej nga Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Migracionin Theo Francken. Palët përshendetën dhe vlerësuan bashkëpunimin mes dy qeverive në çështjet e azilkërkuesve dhe migracionit dhe ranë dakort në fuqizimin e këtij bashkëpunimi, nëpërmjet shkëmbimit të mëtejshëm të informacionit.

"Azilkërkuesit kryesisht nuk nisen nga Shqipëria, por nga vendet ku janë emigrantë"

Postuar më: 25 Gusht 2015
DEKLARATA E MINISTRIT TAHIRI PËR ÇËSHTJEN E AZILIT NË VENDET E BE-së Siç jeni në dijeni, çështja në rend të ditës, jo vetëm për vendin tonë por edhe për vendet e rajonit, ashtu dhe për vendet e BE-së, është emergjenca me emigrantët dhe në këtë kuadër me azilkërkuesit e paligjshëm nga i gjithë rajoni.
Deklarata e zv.ministres Rovena Voda, gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjike, Theo Francken 19-04-2018