Nis projekti “SANCAS” për monitorimin ajror të vendit kundër kultivimit

Postuar më: 30 Mars 2018
Kohëzgjatja: Nga mesi i parë i Prillit deri në fund Tetori 2018 Funksionimi: Në bashkëpunim me GdF, në Shqipëri do nisë të zbatohet

Antikanabisi/Nis projekti për monitorimin ajror të vendit kundër kultivimit

Postuar më: 29 Mars 2018
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë, priti një delegacion të policisë italiane, të përbërë nga Policia kriminale e Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë shqiptare, për monitorimin ajror të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Tiranë/Takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit të kanabisit 2018

Postuar më: 15 Mars 2018
Prefektura e Tiranës nën kujdesin e Prefektit të Qarkut, organizoi një takim sensibilizues për komunitetin në kuadër të parandalimit e kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2018.

Shkodër/Takim sensibilizues për masat antikanabis për 2018

Postuar më: 13 Mars 2018
Në kuadër "Për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike" në vijim të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Drejtori I Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues Vehbi Bushati ka zhvilluar sot takimin të organizuar nga Prefektura e Qarkut Shkodër, Prefekti Qarkut Shkodër Z. Çesk Millja, ku në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, Zv/Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Aida Hajnaj dhe Drejtori i Rendit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme Drejtues i Lartë Gjovalin Loka, përfaqësues nga Prokuroria e Rrethit, SHISH, dhe Forcat e Armatosura, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe të medias, që ka për qëllim, sensibilizimin e komunitetit, në funksion të parandalimit të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa.

Drejtori Veliu pret delegacionin e lartë të GdF: Fluturime monitoruese më herët

Postuar më: 20 Shkurt 2018
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zhvilloi një takim me delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s të kryesuar nga gjenerali Vito AUGELLI, komandant i Guardia di Finanza-s i Rajonit të Pulias.

Finalizohet operacioni ndërkombëtar antikanabis i koduar “Overseas”

Postuar më: 27 Janar 2018
Operacioni mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë italiane, me metoda speciale të hetimit, zgjati disa vjet.

Vlorë/Operacion ndërkombëtar antikanabis, 6 të proceduar

Postuar më: 07 Janar 2018
Vijon operacioni antikanabis në zonën e Gadishullit të Karaburunit pas kapjes së gomones që dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.

GdF publikon raportin për 2017, të monitorimit ajror kundër kanabisit

Postuar më: 03 Nëntor 2017
Fjala e ministrit të Brendshëm Shqiptar Fatmir Xhafaj dhe ministrit të Brendshëm Italian Marco Minniti gjatë Konferencës së përbashkët mbi raportin përmbyllës të ‘Misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së:

Tiranë/Finalizohet operacioni antikanabis “Muzgu”, 7 në pranga

Postuar më: 22 Tetor 2017
Në datë 21 Tetor 2017, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në “Pyllin e Zenelajve”, ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, tuneleve dhe ambienteve të tjera kanë konstatuar vende të përshtatuara për kultivim, të shpërndarë në formë të çrregullt ku u konstatuan në total 220 bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 146 Kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva,e futur në thasë, e cila gjendej në thellësinë e një tuneli.

Operacion ndërkombëtar antidrogë/3 në pranga, kapen 712 kg kanabis

Postuar më: 02 Tetor 2017
Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Policisë greke, shqiptare e italiane. Sekuestrohet në afërsi të Otrantos një gomone me 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Kapen në bord të gomones 3 skafistë.
Kohëzgjatja: Nga mesi i parë i Prillit deri në fund Tetori 2018 Funksionimi: Në bashkëpunim me GdF, në Shqipëri do nisë të zbatohet 30-03-2018