Korçë/Ekspertiza, i riu nuk humbi jetën si pasojë e dhunës. Kuko: Policia dhe pushteti vendor, mbështetje për(...)

Postuar më: 20 Qershor 2018
I riu Enea Ftoji, i cili ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për vjedhje, nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës së Policisë. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se ndaj tij, nuk është ushtruar dhunë.

"Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është çështje në shqyrtim apo në diskutim"

Postuar më: 20 Qershor 2018
Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se:

Shkodër/Ministri Xhafaj takim informal me homologun e Malit të Zi

Postuar më: 15 Qershor 2018
Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj zhvilloi nje takim informal me ministrin e Brendshem te Malit te Zi, Mevludin Nuhodzic gjate dites se sotme ne Shkoder.

Izrael – Zv.ministri Lamallari në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë e Brendshme

Postuar më: 14 Qershor 2018
Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë e Brendshme (International Homeland Security Forum), që u zhvillua në Izrael.

Prishtinë – Zv.ministrja Romina Kuko, në konferencë rajonale për qeverisjen vendore dhe decentralizimin

Postuar më: 14 Qershor 2018
Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko mori pjesë në konferencën rajonale të zhvilluar në Prishtinë me temë qeverisjen vendore dhe decentralizimin. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryeministri R.Haradinaj, zyrtarë të lartë të Kosovës, Maqedonisë etj., ambasadorë të vendeve nordike e kryetarë bashkish nga gjithë Kosova.

SHÇBA: Asnjë përgjegjësi penale e punonjësve të Policisë për ngjarjen në “Don Bosko”

Postuar më: 13 Qershor 2018
Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 8 Qershor 2018, në rrugën “Don Bosko”, ku shtetasi XH.M. vrau me armë zjarri shtetasen 19-vjeçare Xh.Ç., e më pas veten.

Durrës - Ministri Xhafaj, takim me Prefektët dhe drejtuesit më të lartë të policisë në të gjithë vendin

Postuar më: 12 Qershor 2018
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi në Shtëpinë e Pushimit në Durrës një takim me Prefektët, drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme, Drejtoritë Vendore dhe Komisariate.

Tiranë/Takimi i Forumit të Iniciativës Rajonale për azilin, migracionin dhe refugjatët (MARRI)

Postuar më: 12 Qershor 2018
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, drejtoi Takimin e Forumit të Iniciativës Rajonale për azilin, migracionin dhe refugjatët (MARRI), në kuadër të përmbylljes së Presidencës së Shqipërisë dhe kalimin e saj Bosnje dhe Hercegovinës.

Zagreb/Ministri Xhafaj takon homologun kroat Bozhinoviç

Postuar më: 08 Qershor 2018
Zagreb, Kroaci - Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci ku u prit nga homologu i tij z.Davor Bozhinoviç.

Zv.ministrja Voda: Askush nuk zgjedh të lindë pa shtetësim

Postuar më: 08 Qershor 2018
8 Qershor 2018, Tiranë – U zhvillua sot në mjediset e Hotel Tirana prezantimi i raportit “Hartëzimi i Popullsisë në Rrezik Pashtetësie në Shqipëri”, organizuar nga UNCHR me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Brendshme, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shoqata e Shërbimit Ligjor Falas Tiranë (TLAS), etj. Në takimin e hapur nga Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko dhe Zv.Ministri i Brendshëm znj.Rovena Voda, morën pjesë ekspertë të fushës, si dhe përfaqësues të Delegacionit të BE, komisioner nga Avokati i Popullit dhe për Mbrojtjen nga Diskriminimi etj. Në fokus të debateve ishte rreziku i pashtetësisë për fëmijët nga diaspora shqiptare dhe pashtetësia e romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri. Mbi pashtetësinë në Europën Juglindore u prezantua dhe fletëpalosja rajonale e UNHCR, ndërsa fjalën mbyllëse mbi hapat e mëtejshëm të zgjidhjes së çështjes së pashtetësisë në 2024 e mbajti koordinatori rezident i OKB, z.Brian Williams.
I riu Enea Ftoji, i cili ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për vjedhje, nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës së(...) 20-06-2018