Hilë LUSHAKU

Këshilltar

Hilë LUSHAKU

Z. Hilë Lushaku është këshilltar i Ministrit të Brendshëm që nga 1 Nëntor 2017.

Ai vjen në këtë detyrë pas një karriere të gjatë në Forcat e Armatosura dhe në Policinë e Shtetit. Pas përfundimit të Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, ai është diplomuar me rezultate të shkëlqyera, oficer zbulimi, në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, më pas ka kryer Akademinë e Mbrojtjes dhe në vijim Akademinë e Policisë.

Në periudhën 1977-1992, ai ishte pedagog dhe drejtues i lartë në Drejtorinë e Zbulimit të Forcave të Armatosura. Në vitin 1992, u transferua në Ministrinë e Rendit Publik dhe u emërua komandant i forcave “RENEA”, më pas drejtues në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të vijuar drejtor i Drejtorisë Qendrore të Forcave Speciale. Në vijim ai shërbeu si komandat njësie në Gardën e Republikës dhe më pas këshilltar i Kryeministrit për Çështje të Sigurisë Kombëtare. Pas kësaj detyre, ai u rikthye në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në funksionin shef i Sektorit të Planifikim-Koordinimit të Operacioneve Speciale, më pas kryespecialist në Sektorin e Analizës Strategjike, duke mbyllur karrierën policore në Shërbimin e Inspektimit dhe Auditimit, në vitin 2007.

Pas kësaj periudhe, zoti Lushaku iu përkushtua studimeve në arkiva për historinë e Policisë Shqiptare, duke kryer njëkohësisht edhe detyrën e drejtorit të Sigurisë në një shoqëri private. Ai ka kryer specializime të shumta në Austri, Francë, Turqi dhe brenda vendit me shumë specialistë amerikanë, italianë dhe vendeve të tjera në fushën e policimit dhe luftës kundër terrorizmit.

Është i njohur për studime në fushën e zbulimit, sigurisë dhe të Policisë, duke qenë autor e bashkautor i shumë punimeve profesionale dhe recensues punimesh studimore. Ai është autor dhe bashkautor i shumë shkrimeve, rregulloreve, manualeve policore dhe publikimeve në fushat e mësipërme, shumë prej të cilave përbëjnë risi në Policinë e Shtetit.

Z. Lushaku, u lind në Burrel në vitin 1954. Ai është i martuar me zonjën Lindita Lushaku dhe kanë dy fëmijë, Paulina dhe Gjergji.

Konkakt: Hile.lushaku@mb.gov.al