Prioritetet

Takime ndërgjegjësuese në qarkun e Elbasanit lidhur me fëmijët e pashoqëruar

Takime ndërgjegjësuese në qarkun e Elbasanit lidhur me fëmijët e pashoqëruar

12-13 Qershor 2018, Elbasan – Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Komitetin Rajonal Antitrafik, Shërbimin Social Shtetëror, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Departamenti për Kufirin dhe Migracionin) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në vijim të zbatimit të fushatës kombëtare verore antitrafikim, zhvilluan takime ndërgjegjësuese në qarkun e Elbasanit lidhur me fëmijët e pashoqëruar në vendet e BE-së, kryesisht në Itali.

"Studim mbi çështjet e bashkëpunimit të viktimave të trafikimit me autoritetet e zbatimit të ligjit"

"Studim mbi çështjet e bashkëpunimit të viktimave të trafikimit me autoritetet e zbatimit të ligjit"

Qëllimi i studimit ishte mbledhja dhe analiza e informacionit mbi procesin e kontaktit, identifikimit dhe bashkëpunimit të viktimave të trafikimit me autoritetet ligjzbatuese, mbi përfshirjen e tyre në procesin e hetimit të trafikantëve dhe shfrytëzuesve, si dhe mbi efektet e këtyre proceseve në rehabilitimin edhe riintegrimin e viktimave, për të dhënë rekomandime të informuara mbi përmirësimin e procesit të identifikimit dhe bashkëpunimit.