Migrimi i parregullt: Takime info-ndërgjegjësuese në Lezhë

7 Shkurt 2018, Lezhë - Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Komitetin Rajonal Antitrafik, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Departamenti për Kufirin dhe Migracionin)  dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese në zbatim të projektit "Mbi parandalimin e migracionit të parregullt", në datën 7 shkurt zhvilluan takime informuese në qarkun e Lezhës.

Takimet e organizuara përfshinë një workshop me anëtarë të Tryezës Teknike Antitrafik, si dhe përfaqësues nga bashkia, këshili i qarkut, sistemi arsimor, shërbimi social shtetëror, sistemi shëndetësor, njësitë e qeverisjes vendore, punonjësit e Mbrojtjes së fëmijëve etj., për një total prej 21 pjesëmarrësish.

Nga anëtarët e Tryezës Teknike u kërkua:

  • Mbështetje për hapjen e Qendrës së Formimit Profesional në Lezhë;
  • Mbështetje dhe investime në sektorin e bujqësisë, në mënyrë që të kontribuojnë në rritjen e mundësive të vetëpunësimit, posaçërisht për meshkujt, grupi i synuar që ka vështirësi për t'u punësuar në rajon;
  • Mbështetje për implementimin e strategjive lokale nga struktura të ndryshme në nivel lokal në lidhje me zhvillimin e komunitetit dhe mundësitë për hapjen e vendeve të punës;
  • Rritje e mundësive për financim të programeve specifike që nxisin punësimin dhe adresimin e nevojave për trajnim profesional të të kthyerve në shoqërinë civile.

 

Gjithashtu, u zhvilluan takime informuese me 26 nxënës të shkollës së mesme “Hydajet Lezha”, takim i cili vijoi me një workshop me 31 mësues të kësaj shkolle. Nxënësve iu shpërndanë pyetësorë vlerësimi para dhe pas takimit, për të mbledhur reagimet e studentëve dhe informacioni i mbledhur do të përdoret për vlerësimin e ndikimit në fund të fushatës.

Më tej u zhvillua një takim me punonjësit e Zyrës Rajonale të Punësimit, ku u informuan për fushatën kombëtare dhe ngritjen