Policia Rrugore aksione blic për të rritur sigurinë dhe shmangur aksidentet - Ministria e Brendshme
Postuar më: 12/03/2018

Policia Rrugore aksione blic për të rritur sigurinë dhe shmangur aksidentet

VIDEO  Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet ‘blic’ përsëri në orët e para të mëngjesit në pjesën lindore të qytetit të Tiranës. Kontrollet në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobuzi i linjës Tufinë-Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku testi i pare rezultoi  0.56 mg/l dhe testi i dyte 0.66 mg/l.

Drejtuesi i autobuzit B.H. 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Edhe gjatë fundjavës Policia Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljes të rregullave të qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur, pa Leje Drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë e në qendrat e banuara, mos vendosje të rript të sigurimit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shkelje të semaforit, për mos shlyerje të masave administrative, e shkelje të tjera.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dëhur, ku 1 drejtues mjeti, shtetasi J.M, u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh, konkretisht: nuk iu bindet shenjes se ndalimit te punonjesit te policise, nuk rregullon shpejtesine veçanerisht ne qendrat e banuara, vazhdon levizjen ndonese sinjalizimi i semaforit e ndalon ate, rezultoi nen efektin e alkolit testi i pare 0.70 mg/l testi i dyte 0.65 mg/l, mjeti me xhama te erresuar si dhe debitor me nje mase plotësuese te pashlyer.

Janë tërhequr 75 Leje Drejtimi, ku drejtuesit e automjeteve do dalin në OASH, nga këto:

– 24 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e Alkoolit apo në gjendje të dehur;

– 41 për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara;

– 10 për shkelje të tjera.

Gjatë fundjavës janë vendosur 1751 masa administrative nga këto:

– 98 për mosvendosje të rripit të sigurimit;

– 180 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;

– 73 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

– 161 për parakalim të gabuar;

– 41 masa për shpejtësi tej normave të lejura;

– 6 masa për shkelje semafori;

– 4 masa për mungesë të kontrollit teknik dhe siguracion, si dhe masat e tjera për parkim të gabuar e shkelje të tjera.

Policia Rrugore e Tiranës do vijojë në mënyrë të pandërprerë kontrollet blic dhe të përqëndruara në të gjitha rrugët e Tiranës, duke përdor mjetet logjistike drager e radar, si dhe do vijojë kontrollet në brendësi të lagjeve të qytetit për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të cilët kanë shprehur shqetësim për parkimet e gabuara, për mjetet e lënë në rrugë për një kohë të gjatë etj.

Njëkohësit Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar duke i garantuar për reagim të shpejtë e të paanshëm.