EC: Situata me reshjet dhe masat - 1 Dhjetor - Ministria e Brendshme
Postuar më: 01/12/2017

EC: Situata me reshjet dhe masat – 1 Dhjetor

ORA: 09:00

 

Ora: 09:00

Reshjet e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe te vendit.

Drejtoria e Emergjencave Civile po ndjek nga afër situatën. Në terren për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet janë angazhuar forca të Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve dhe Ushtrisë.

Emergjencat Civile i bën edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast rreziku të telefonojnë në numrat 112, 128 dhe 129.

 

Të gjitha Repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier janë angazhuar në mbështetje të Policive lokale për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Policia Rrugore është 100% në rrugë në të gjitha akset rrugore.

Policia e Rendit ka shtuar patrullat të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.

 

QARKU TIRANË

Aksi rrugor Tiranë-Durrës, në Kashar, në afërsi të qendrës tregtare “City Park” është bllokuar nga prezenca e ujit. Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore, Tiranë për zhbllokimin e trafikut dhe 3 automjete zjarrfikëse me 3 motopompa për largimin e ujit. Në ndihmë kanë shkuar edhe  20 forca të ushtrisë me motobarka, 12 forca të ushtrisë me 4 pompa thithëse me kapacitet të lartë, 10 forca të FNSH-së nga Reparti 731, Shkodër të cilët kanë evakuuar rreth 200 persona.

Në qendrën tregtare “City Park” ndodheshin rreth 100 persona të cilët ishin bllokuar nga prezenca e ujit të cilët kanë evakuuar.

Në fshatin Marikaj, tek Liqeni Marikaj, niveli i ujit ka arritur kuotën maksimale dhe diga nuk funksionon. Për këtë janë dërguar 3 mjete të transportit të rëndë, 1 ekskavator, 2 grupe me 20 ushtarë dhe 3000 deri në 5000 thasë plastikë me rërë.

Në fshatin Laknas janë evakuuar disa banorëve pasi ka prezencë uji

Në fshatin Valias, për shkak të reshjeve të dendura është  rrezikuar të përmbytet N/Stacionit Valias.
Në Tiranë probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur në  Sauk, Paskuqan, Ibë, Zall-Bastar, Pezë, Shkallë, Mullet, Pezë Helmes, Shenmeri, Prezë, Tufinë, Gjokaj, Ndroq, Mëzez, Valias, Paskuqa,

Kombinat.

 

QARKU SHKODËR

Në Njësi Administrative Guri i Zi, në fshatin Rrencë ka prezencë uji në rreth 40 ha tokë, e cila është e pakultivuar.

Në Njësi Administrative Dajç, në kënetë ka prezencë uji rreth 80 ha tokë.

Në Njësi Administrative Ana e Malit, në vendit e quajtur “Fusha e Muriqanit” ka prezencë uji në rreth 50 ha tokë.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të lumit Kir, forcat e FNSH Shkodër kanë evakuuar dy persona, të cilëve i rrezikohej jeta.

Në Fushë-Arrëz çatia e shkollës 9-vjeçare dhe shkollës së mesme, të cilat ndodhen në të njëjtën ndërtesë, është dëmtuar për shkak të erës së fortë.

Çatia e Qendrës Shëndetësore të qytetit të Pukës, është dëmtuar.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës rrezikohet të dalin nga shtrati dy përrenj, përkatësisht i Glinës dhe i Tamzit, të cilët mund të përmbytin dy banesa.

Bashkia ka marrë masa duke dislokuar dy mjete për të parandaluar daljen nga shtrati të përrenjve.

Në qarkun e Shkodrës të bllokuar janë Akset rrugore Shkodër – Theth, në vendin e quajtur Qafë Thore ndërsa aksi Shkodër – Breg Lumi, në vendin e quajtur “Mali i Shoshit” është i kalueshëm me zinxhirë.

Probleme me energjinë elektrike ka pasur në disa Njësi Administrative si: Bërdicë, Postribë, Dajç, Velipojë, Shalë, Ana e Malit, Pult, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Gruemirë, Bushat, Shllak, Qerret dhe Qelëz. Një pjesë e qytetit të Pukës nuk ka furnizim me energji elektrike. Grupet e punës të OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

 

QARKU DIBËR

Në Njësinë Administrative Arras, nga prurjet e mëdha të Lumit të Setës, rrezikohen dy banesa dhe një aktivitet biznesi. Nga ana e bashkisë është dërguar në vendngjarje një mjet tip fadromë dhe janë marrë masa për të evidentuar çdo rrezik.

Në Njësinë Administrative Komsi, fshati Komsi, nga prurjet e përroit të Frankthit, rrezikohen dy banesa.

Në Njësinë Administrative Xibër, fshati Shkallë, rrezikohen disa banesa, të cilat ndodhen rreth përroit në këtë fshat.

Edhe në qarkun e Dibrës si pasojë e motit të keq disa Njësi Administrative kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike si Martanesh, Ostren, Fushë-Bulqizë, Komsi, Martanesh. Ostren, Fushë-Bulqizë dhe Komsi.
Grupet e punës të OSSHE po punojnë për riparimin e defekteve.

 

QARKU GJIROKASTËR

Në vendin e quajtur ish tregu i shumicës fruta perime, janë evakuuar 7 familje rome, të cilat u rrezikuan nga ujërat e përroit të lagjes “Zinxhira”.

Aksi rrugor Ura e Lumit Drino Gjirokastër –Lunxhëri në vendin e quajtur Ura e Haznakut, është bllokuar.

Aksi Tepelenë-Gjirokastër është bllokuar.

Në liqenin e Viroit ka rënë muri anësor mbrojtës i rrugës nacionale.

Në Dropullin e Sipërm rrezikohen 400 kokë bagëti nga prezenca e ujit.

Në Gjirokastër paraqitet gjendja kritike.

Probleme me furnizimin me energji elektrike në qarkun e Gjirokastrës ka pasur në Njësitë Administrative Memaliaj Fshat, Luftinj, Buz, Lazarat, Lunxhëri, Çarçovë, Zagorie dhe Frashër.

 

QARKU DURRËS

Në zonën e Kënetës, janë evakuuar 4 familje pasi kanë pasur prezencë uji në banesa.

Aksi rrugor Durrës – Plepa, në vendin e quajtur “Ura e Golemit”, është bllokuar nga prezenca e ujit. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për larguar ujin.

Në fshati Derven, 4 banesa ka prezencë uju pasi ka vërshuar lumi Ishëm. Forcat e Armatosura kanë bërë evakuimin e këtyre familjeve.

Fushë-Krujë, janë evakuuar 14 familje, pasi kanë prezencë uji në banesë ndërkohë ka dal nga shtrati lumi Zezë.

Aksi rrugor Fushë-Krujë – Laç, është i bllokuar.

 

QARKU LEZHË

Aksi rrugor Lurë – Kurbnesh – Rrëshen, është bllokuar. Një fugon me 10 pasagjerë nuk ka mundur të udhëtojë në këtë aks dhe janë strehuar në fshatin Mërkurth.

Ura mbi Lumin Droj në afërsi të Mamurrasit është shembur. Policia ka shkuar në vendngjarje.

 

EC: Situata me reshjet dhe masat – ora 08:00

Nisur nga situata e rënduar si pasojë e rreshjeve me intensitet të lartë gjatë ditëve të fundit dhe diteve në vazhdim të fillim muajit dhjetor, Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet.

Ministria e Brendshme dhe të gjithë strukturat të cilat po punojnë për ta menaxhuar këtë situatë në terren kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunim e tyre.

Ministria e Brendshme do të njoftojë qytetarët për zonat dhe akset rrugore që paraqesin problematike me përmbytjet dhe kërkon prej tyre angazhim për të përballuar sëbashku me solidaritet këto ditë të vështira me rreshje.

Në bazë të parashikimeve të motit, në orët dhe ditët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut, të cilat mund të kalojnë nivelet normale.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj situate duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:

• Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj.

• Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.

• Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet. Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.

• Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.

• Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.

• Në se niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.

• Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.

• Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.

• Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.

• Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive.

• Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj.

• Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve.

• Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë.

• Kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.

• Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.

Disa rrugë të bllokuara në mbarë vendin për shkak të vërshimit të ujërave.

Si pasojë e intensitetit të lartë rreshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.

Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.

Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës eshte e kalueshme, ndersa nga Durresi drejt Tiranes eshte ende e bllokuar dhe po punohet per hapjen e saj.

Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri ne nje njoftim te dyte.

 

  • EC: Situata me reshjet dhe masat – 1 Dhjetor

    ORA: 09:00 Ora: 09:00 Reshjet e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe te vendit. Drejtoria e Emergjencave Civile po ndjek nga afër situatën. Në terren për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet janë angazhuar forca të Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve dhe Ushtrisë. Emergjencat …
    Read More

    Përmbytjet/MB bën publike numrat e kontaktit të specialistëve të Prefekturave për EC

    Përmbytjet/MB bën publike numrat e kontaktit të specialistëve të Prefekturave për EC Ministria e Brendshme, duke iu gjendur pranë qytetarëve lidhur me situatën e reshjeve dhe përmbytjeve në vend, bën publike këta numra kontakti të specialistëve të Emergjencave Civile në Prefektura, për të ndihmuar dhe lehtësuar komunikimin me njerëzit në …
    Read More

    EC: Situata dhe masat për shkak të zjarreve

    Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të  vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga …
    Read More

    EC: Situata dhe masat për shkak të zjarreve

    Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 90 forca ushtarake, 10 FNSH, rreth 70 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur …
    Read More

    EC: Situata dhe masat për shkak të zjarreve

    Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 90 forca ushtarake, 10 FNSH, rreth 70 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur …
    Read More

    EC: Situata dhe masat për shkak të zjarreve

    Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të  vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga …
    Read More

    EC: Situata dhe masat për shkak të zjarreve

    Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 punonjës zjarrfikës, 12 automjete zjarrfikëse, 120 forca ushtarake, rreth 90 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga …
    Read More

    EC: Situata dhe masat për shkak të zjarreve – 31 gusht

    Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 5 vatra aktive zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 45 punonjës zjarrfikës, 5 automjete zjarrfikëse, 70 forca ushtarake, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe …
    Read More

    EC: Situata dhe masat për shkak të zjarreve – 30 gusht 2017

    GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT NË TË GJITHË VENDIN JANË SHËNUAR 10 VATRA ZJARRI NË DISA QARQE TË VENDIT. NË OPERACIONE PËR SHUARJEN E ZJARREVE JANË ANGAZHUAR 90 PUNONJËS ZJARRFIKËS, 20 AUTOMJETE ZJARRFIKËSE, 150 FORCA USHTARAKE, RRETH 140 PUNONJËS TË PYJORES E TË BASHKIVE DHE VULLNETARË, TË MBËSHTETUR EDHE NGA …
    Read More