Antikanabisi/Ministri Demiraj inspektim me helikopter - Ministria e Brendshme
Postuar më: 07/07/2017

Antikanabisi/Ministri Demiraj inspektim me helikopter

Ministri i Puneve te Brendshme Dritan Demiraj kreu sot nje inspektim ajror per te monitoruar gjendjen e kultivimit te lendeve narkotike Cannabis Sattiva.

Gjate ketij inspektimi qe u shtri ne te gjithe territoret qe kane qene problematike gjate vitit te kaluar nuk eshte evidentuar asnje rast i kultivimit te bimeve narkotike.

Edhe nga raportimet qe Ministri Demiraj ka marre nga Policia e Shtetit nuk rezulton te kete kultivim ne mase te lendeve narkotike, me perjashtim te rasteve te izoluara qe jane evidentuar dhe asgjesuar.

Ministri Demiraj ka inkurajuar Policine e Shtetit te perqendrohet ne evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok te lendeve narkotike te trasheguara nga viti i kaluar, ne menyre qe trafikimi i tyre jashte territorit te Republikes se Shqiperise te minimizohet dhe parandalohet plotesisht.