Operacione antidrogë në Leskovik, Vlorë, Shkodër, Lezhë - Kapet rreth 270 kg hashash - Ministria e Brendshme
Postuar më: 03/11/2015

Operacione antidrogë në Leskovik, Vlorë, Shkodër, Lezhë – Kapet rreth 270 kg hashash

LESKOVIK –  SEKUESTROHEN 172 KG LËNDË NARKOTIKE E DYSHUAR CANNABIS SATTIVA

Nga ana e Specialisteve të Seksionit kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, në fshatin Peshtan, komuna Qendër – Leskovik, rrethi Kolonjë, po zhvillohet operacion antidrogë, si rezultat i të cilit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 4 shtetas:

– Fredi Kara, 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan.

– Arti Riza, 33 vjeç, banues në Gjirokastër

– Julian Vasiu, 35 vjeç

– Marjaldo Nela, 26 vjeç, banues në Tepelenë.

Në banesën e shtetasit Fredi Kara, u gjetën dhe sekuestruan rreth 172 kg lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva.

 

VLORË – POLICIA KAP 74 KG DROGË, NË KËRKIM TRAFIKANTI

Policia e Vlorës sekuestroi 74.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Shërbimet e policisë gjatë ndjekjes që i kanë bërë një automjeti tip Nisan-Navara, me targë AA 341 IE, në pronësi të Krenar Bitrajt, e kanë gjetur atë të braktisur, në vendin e quajtur “Maruka” në fshatin Dukat.

24 vjeçari nga fshati po trafikonte lëndën narkotike.

Në afërsi të mjetit u gjetën të hedhura në tokë 15 thasë, brenda të cilëve ndodhej një sasi lënde narkotike prej 74 kg e 700 gr kanabis, në formë gjethe dhe boçe.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, automjetin dhe materiale të tjera për ekzaminime laboratorike si dhe po kryen hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

 

MURIQAN, SHKODËR – POLICIA KUFITARE GODET NJË TJETËR RAST TË TRAFIKUT NDËRKOMBËTAR TË LËNDËVE NARKOTIKE

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike rreth 20 kilogramë në një bombël gazi të një automjeti
Arrestohet në fagrancë drejtuesi i automjetit.

Nga specialistët e Sektorit të Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjin Fusha, 58 vjeç, lindur në Nenmavriq Dukagjin, Shkodër dhe banues në Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është paraqitur për të kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe udhëtonte me automjetin tip VOLVO me targa AA 609 MK, në pronësi të tij.

Duke u bazuar ne analizën e riskut, nga ana e Policisë Kufitare, u bë përzgjedhja për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në pjesën e pasme të automjetit, në bagazh, u konstatua një bombel gazi me ngjyre te zeze metalike, e cila kishte shenja të lyerjes me bojë të zezë.

Pas hapjes së bombulës në brendësi të saj u konstatua një bombel tjeter metalike, që mbante gazin e bombulës që punonte mjeti, ku pas hapjes u gjet lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e vendosur në disa pako në formë rrethore e mbeshtjellë me celefon e presuar.

MIRDITË – LEZHË OPERACION ANTIDROGË I KODUAR “RRËNJA  E ZEZE’’

Efektivët e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pas një pune disa javore kanë realizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të Koduar  “Rrënja e Zeze”

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur arrestimi i 4 shtetasve:

  • Pjetër Nikolli, 53 vjeç, banues në fshatin “Rrënja e Zezë” Mirditë
  • Ndok Nikolli, 50 vjeç, banues në fshatin “Rrënja e Zezë” Mirditë
  • Viktor Nikolli, 42 vjeç, banues në fshatin “Rrënja e Zezë” Mirditë
  • Radoin Jaku, 20 vjeç, banues në Ishull – Lezhë

Gjithashtu u shpallen në kërkim shtetasit:

– Astrit Nikolli, 29 vjeç, banues në fshatin Rrënja e Zezë, Mirditë

– Ilir Nikolli, 26 vjeç, banues në fshatin Rrënja e Zezë, Mirditë.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi keta shtetas ne bashkëpunim me njeri tjetrin po pergatiteshin per shitjen e nje sasie narkotike dhe nga kontrollet e ushtruara në automjetet dhe banesat e këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  • 1 kg bimë narkotike e dyshuar cannabis sattiva
  • 2 arme zjarri automatik model 56
  • 2 krehëra fishekësh
  • 1 armë e ftohtë bajonetë
  • 1 automjet
  • 2 aparate celulare
  • 5 radio transmetuese
  • 2 peshore elektronike
  • 2 pale dylbi
  • 1 shkop bejsbolli
  • 17 mjete të tjera prerëse, gërshërë të formave dhe madhësive të ndryshme, mjete ndriçimi

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje armëve dhe municioneve luftarake“, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 278, 279 dhe 283 i Kodit Penal.